Shtëpia e Bardhë ka publikuar se fundmi disa foto nga takimi i Presidentit Trump me ekipin e tij të Sigurisë Kombëtare, pasi Irani sulmoi me raketa bazat amerikane në Irak.
I gjithë ekipi qëndron serioz, ndërsa presidenti amerikan mban duart e kryqëzuara. Mediat iraniane raportuan për viktima, por Trump tha se nuk është lënduar asnjë amerikan apo irakian, gjatë sulmit.
Presidenti i SHBA, Trump ishte personi i cili dha urdhërin për ekzekutimin e gjeneralit iranian Qasem Soleimani. Trump pas këtij sulmi te nje dite me pare, paralajmëroi për sanksione të reja ndaj Iranit.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/