17 të arrestuar në Durrës, punonjës policie dhe zyrtarë

17 të arrestuar në Durrës, punonjës policie dhe zyrtarë

125
0
Shares

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kryen sontr 17 arrestime pas 3 muajve hetime nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit.

Janë vënë në pranga 11 efektivë policie, 2 inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit dhe 4 zyrtarë të tjerë, pasi akuzohen se kanë lejuar ndërtimet pa leje, bëjnë të ditur burime nga policia e Durrësit. Mbi të arrestuarit rëndojnë dy akuza “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion”.

2 zyrtarë të tjerë janë shpallur në kërkim. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHKB) ka qenë prezent në Durrës dhe në bashkëpunim me prokurorinë kanë nisur një hetim për 19 persona, për të cilët janë lëshuar fletë-arrestet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY