VIDEO/Tentativë për të korruptuar policët me lekë, në pranga dy shoferë në...

VIDEO/Tentativë për të korruptuar policët me lekë, në pranga dy shoferë në Tiranë

98
0
Shares

Policia Rrugore e Tiranës ka parandaluar  dy raste të mitëdhënies. Sipas burimeve zyrtare, në pranga rane dy drejtues mjetesh, të cilët për t’i shpëtuar masës administrative, tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Rrugore.

“Në funksion të patrullimeve në zona të ndryshme të Tiranës, rrugorët e kryeqytetit kanë ndaluar në rrugën “Ndre Mjeda” drejtuesin e mjetit me iniciale F. M., 58 vjeç, i cili po drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurisë dhe gjatë kontrollit policor, me qëllim shmangien e penalizimit, ai i ka ofruar agjentit verifikues një shumë lekësh”,-sqaron policia.

Gjithashtu, në rrugën “Konferenca e Pezës” është ndaluar nje djale 21 vjeç, i cili i ka ofruar agjenti verifikues të qarkullimit një shumë lekësh, me qëllim mosvijimin e procedurave administrative ndaj tij.

Në të dy rastet, efektivët e Policisë Rrugore kanë bërë arrestimin e dy drejtuesve të mjeteve në kushtet e flagrancës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe janë bërë procedurat administrative për kundërvajtjet e konstatuara.

TiranëPolicia Rrugore e Tiranës godet dy raste të mitëdhënies.Në pranga dy drejtues mjetesh, të cilët për t'i shpëtuar masës administrative, tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Rrugore.Në funksion të patrullimeve në zona të ndryshme të Tiranës, rrugorët e kryeqytetit kanë ndaluar në rrugën "Ndre Mjeda" drejtuesin e mjetit me iniciale F. M., 58 vjeç, i cili po drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurisë dhe gjatë kontrollit policor, me qëllim shmangien e penalizimit, ai i ka ofruar agjentit verifikues një shumë lekësh.Gjithashtu, në rrugën "Konferenca e Pezës" është ndaluar drejtuesi i mjetit me iniciale Xh. T., 21 vjeç, i cili i ka ofruar agjenti verifikues të qarkullimit një shumë lekësh, me qëllim mosvijimin e procedurave administrative ndaj tij.Në të dy rastet, efektivët e Policisë Rrugore kanë bërë arrestimin e dy drejtuesve të mjeteve në kushtet e flagrancës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe janë bërë procedurat administrative për kundërvajtjet e konstatuara.

Publiée par Policia e Shtetit sur Mercredi 8 janvier 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY