Presidenti Meta i thotë Iranit se Shqipëria i ka të shenjta të...

Presidenti Meta i thotë Iranit se Shqipëria i ka të shenjta të drejtat e njeriut

86
0
Shares

Presidenti Ilir Meta ka theksuar se Shqipëria i ka të shenjta te drejtat e njeriut në një deklaratë ku konsideron se sulmet e Iranit ndaj bazave amerikane janë me pasoja të rrezikshme.

Theksi i Metës tek të drejtat e njeriut lidhet me faktin se Shqipëria strehon bwrthamën e opozitës iraniane, anëtarët e organozatës MEK, ql u përndoqën në Irak nga forcat e gjeneralit Soleiman.

Deklarata e Metës vjen pas asaj të liderit iranian Alu Khamenei se nje vend evropian i vogël dhe i mprapshtë po komploton me SHBA dhe MEK.

Deklarata e Metës:

Raketat e lëshuara nga Irani drejt dy bazave ushtarake irakiane që strehojnë ushtarakë amerikanë dhe personel të koalicionit, janë një veprim provokues me pasoja të rrezikshme për rajonin dhe stabilitetin e tij. Irani duhet të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare, ligjet ndërkombetare dhe detyrimet e tyre në interes të paqes.

Shqipëria nuk është një vend djallëzor, por një vend demokratik që ka vuajtur nga një diktaturë djallëzore e pashembullt, ndaj të drejtat e njeriut i ka të shenjta.

Prej dy dekadash Shqipëria mbetet e vendosur në angazhimet e saj përkrah SHBA dhe vendeve të NATO-s në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe çdo akti që vë në rrezik stabilitetin dhe paqen në botë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY