5 pyetjet e Ruçit që i kërkojnë Venecias ti ndihmojë për të...

5 pyetjet e Ruçit që i kërkojnë Venecias ti ndihmojë për të zotëruar Gjykatën Kushtetuese

104
0
Shares

Mazhoranca parlamebtare i ka dërguar për interpretim Komisionit të Venecias problemet që dolën gjatë procesit te zgjedhjes se 2 anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

“Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë bëri një kërkesë për një opinion për emërimin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese” thuhet në faqen zyrtare të Komisionit të Venecias në një njoftim që mban datën 30 dhjetor 2019.

Maxhoranca kërkon opinion lidhur me 5 pyetje sa i takon emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

5 Pyetjet

1- A mundet presidenti të mos organizojë ceremoninë e betimit gjyqtarit kushtetues kur ai në kuptim të ligjit konsiderohen të emëruar. Në këtë rast a konsidehet e cënuar e drejta e një gjyqtari kushtetues të ushtrojë detyrën?

2 -Emërimi I gjyqtarit Kushtetues tej afatit prekluziv 30 ditor dhe jashtë listës së kandidatëve të miratuar nga organi competent I KED-së a cënon parimin e gjykatës së krijuar me ligj.

A e cënon parimin e gjykatës së krijuar me ligj?

A ndikon kjo në legjitimitetin e vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese duke vënë në dyshim garancitë e shtetasve për një proces të rregullt ligjor.

A bie ndesh me frymën e mekanizma zhbllokues në zgjedhjen e emërimin e anëtarëve të organeve kushtetuese

3- A është në përputhje me standardet më të mira zbatimi i mekanizmit zhbllokues pas mosveprimit të presidentit për të emëruar brenda 30 ditëve gjyqtarin kushtetues si rrjedhojë e të cilit konsiderohet i emëruar ky gjyqtar.

4- Nëse presidenti nuk organizon ceremoninë e betimit të gjyqtarit Kushtetues nisur nga solemniteti si akt cfarë mekanizmi mund të përdoret për ta zhbllokuar një situatë të tillë.

A është betimi me shkrim si formë për të plotësuar kushtin e betimit.

5-Cilat mund të ishin zgjidhjet sipas standarteve më të mira ndërkombëtare për të shmangur rastet kur organi i ngarkuar me kryerjen e betimit refuzon të thërrasë për betim zyrtarin përkatës.

Por edhe Presidenti i Republikës do t’i drejtohet Komisionit të Venecias në lidhje me shkeljet kushtetuese të Kuvendit të Shqipërisë, në procesin e zgjedhjes së dy anëtareve të Gjykatës Kushtetuese, si zgjedhje të bëra pa garë, pa mundësi zgjedhjeje, vetëm me një kandidat, dhe në kundërshtim me radhën që dikton Kushtetuta dhe kriteret e ligjit për organizimin e Gjykatës Kushtetuese.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY