Versioni i Artan Hoxhës për vrasjen në Tropojë, a janë të besueshme...

Versioni i Artan Hoxhës për vrasjen në Tropojë, a janë të besueshme opologjitë e gazetarit

260
0
Shares

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë disa detaje të reja në lidhje me vrasjen që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tropojë ku mbeti i vrarë 47 vjecari Guxim Gjuriqi I cili ndërkohë kishte edhe një kompani locale biznesi si dhe një restorant dhe kraburant në afërsui të shtëpisë së tij.

Sipas Hoxhës, vrasja e 47 vjecarit është vazhdën e serisë së vrasjeve që lidhen me historitë e vjetra të fisit të Haklajve, raporton abcneës.al.

Gazetari Hoxha tha se vëllai i viktimës së mbrëshme kishte qënë punonjës policie, në zyrën e pasaportave, në kohën kur Fatmir Haklaj ishte shef komisariati në Tropojë. Më tej hoxha sqaroi:

“Në Tropojë ndaj janë aq shumë të vrarë, sepse pas vitit të parë u zgjeruan aq shumë rrethi i viktimave saqë po vriteshin jo vetëm të afërmit por edhe miq e shokë të cilët mund të ishin ulur rastësisht me ata që ishin përfshirë në këtë histori.

Agroni, vëllai i Guximit, më vonë kur Fatmir Haklaj u bë shef komisariati, ka punuar te pasaportat. Agroni nuk ka qenë i përfshirë tek seriali i vrasjeve në Tropoijë. Ka një lokal aty ku ka ndodhur ngjarja, banesa e viktimës së mbrëmshme ndodhet shumë afër ngjarjes. Janë fis i njohur dhe kjo ka bërë që të mos përziheshin. Viktima e mbrëmshme është një njeri që nuk përfshihej. Agroni, i vëllai i tij, krijoi një biznes, ka ndërtuar postën e Bajram Currit, ka ndërtuar vepra arti të vogla, ka patur pastrimin e qytetit deri më tani. Agroni vazhdoi të jetonte si normalisht, jo si pjesa tjetër që fshiheshin. Në një moment kur po goditeshin njerëzit që rrinin afër dhe shoqëroheshin… në këtë kohë një bisedë me Agronin ai thotë:

“Këtu është bërë e vështirë por të jetuar dhe po shikonte mundësinë për tu larguar në SHBA. Aktualisht Ka familjen atje”.

 

Pse dyshoj se është në vazhdën e kësaj historie?

Vërtet janë ngjarje që kanë ndodhur në shekullin e kaluar, por pikërisht në datën 5  janar 1998 është vrasja që ka nxjerrë nga shinat Fatmir Haklaj, u vra i vëllai i tij Shkëlqim Haklaj“, tha gazetari Hoxha.

Policia duhet të marrë masat që kjo ngjarje të zbardhet sa më parë pasi rrezikon që të kthehet në një zinxhir vrasjesh si në 1999-2000.

Nuk mundet që personat që jetojnë atje të mos reagojnë ndaj kësaj vrasjeje pasi vetë vendi, shoqëeria, ambienti nuk ua lejon këtë. Prandaj policia duhet të gjejë autorët për të shmangur një seri të re vrasjesh“, vijoi Hoxha në intervistën me gazetarin Endri Xhafo.

Artan Hoxha ka publikuar një numër shkrimesh dhe dokumentarë për vrasjet në Tropojë nga viti 1998 deri në vitin 2001. Dokumentarët e tij kanë qenë shumë të diskutueshëm në lidhje me faktet e sjella në publikimet e tij vetëm nga një palë. Ndërsa askush nuk përfshihet në skenarët e vrasjeve të përgjakshme që ndodhën në këtë zonë për 4 vjet me rradhë, Hoxha ka mbetur i vetmi gazetar që ofron opinion në lidhje me atentatet që ndodhën atje duke e patur të lehtë të imponojë edhe versionin e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY