Shtohet edhe një festë ditë pushimi në kalendarin shqiptar

Shtohet edhe një festë ditë pushimi në kalendarin shqiptar

305
0
Shares

Pritet që së shpejti edhe një datë tjetër të shënohet si festë zyrtare dhe ndërkohë të jetë edhe ditë pushimi po ashtu.

Në Kuvend është depozituar nisma që ka për qëllim shtimin si ditë pushimi zyrtar datën 7 janar, dita e Krishtlindjeve sipas kalendarit Julian për pakicat kombëtare maqedonase, serbe dhe malazeze të besimit ortodoks.

Festa e Krishtlindjes është një ndër festat më të rëndësishme për të krishterët ortodoks dhe për këtë qëllim, festimi i tyre në mënyrë dinjitoze është domosdoshmëri për të gjitha pakicat kombëtare maqedonase, serbe dhe malazeze të besimit ortodoks”, thuhet në relacionin e nismës që mban firmën e deputetit Vasil Sterjovski e cila është depozituar tashmë në Kuvend.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY