Vrau 2 komisionerë në zgjedhjet e vitit 1997, kapet pas 23 vitesh

Vrau 2 komisionerë në zgjedhjet e vitit 1997, kapet pas 23 vitesh

527
0
Shares

Një person qe ka vrarë 23 vjet më parë dhe i dënuar me 17 vjet e 6 muaj burg është arrestuar nga policia në Tiranë.

Ai është Kastriot Fejzo, 49 vjeç, lindur dhe banues në Ersekë. Ai u vu në pranga 23 vjet pas vrasjes së dy komisionerëve zgjedhor të qytetit të Ersekës dhe plagosjen e 3 të tjerëve në 29 qershor të 1997.

Fejzo u arrestua në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe akuzohet për “Vrasja me dashje, e kryer në bashkëpunim”, i dënuar me 17 vjet e 6 muaj e 24 ditë burgim.

“Në momentin e ndalimit ky shtetas me qëllim për t’iu shmangur përgjegjësisë penale është prezantuar para shërbimeve të Policisë me gjeneralitetet e kushëririt të tij, por pasi është shoqëruar në drejtori është kryer verifikimi i mëtejshëm i këtij shtetasi, i cili ka rezultuar se është shtetasi Kastriot Fejzo, 49 vjeç, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kolonjë e ka dënuar këtë shtetas me 17 vjet e 6 muaj e 24 ditë burgim për veprën penale “Vrasja me dashje, e kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit, këtij shtetasi i janë gjetur dhe 20 mijë dollarë amerikan dhe 2 milionë lekë, të dyshuara të përfituara në mënyrë jo të ligjshme.

49-vjeçari iu dorëzua policisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Detajet e policisë:

Finalizohet nga forca e posaçme “Shqiponja”,, e DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Gjeneraliteti i rremë”.

Kaper dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasja me dashje, e kryer në bashkëpunim”, i dënuar me 17 vjet e 6 muaj e 24 ditë burgim.

Në momentin e ndalimit, këtij shtetasi i janë gjetur 20 mijë dollarë amerikan dhe 2 milionë lekë, të dyshuara të përfituara në mënyrë jo të ligjshme.

Forca e posaçme “Shqiponja”, në zbatim të planit të masave për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të rënda penale, falë edhe informacioneve të marra nga DVP Korçë se një shtetas i shpallur në kërkim për vepër të rëndë penale po qarkullonte me mjet në kryeqytet, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Gjeneraliteti i rremë”, në kuadër të të cilit u bllokua në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, së bashku me mjetin me të cilin po qarkullonte, shtetasi:

– Kastriot Fejzo, 49 vjeç, lindur dhe banues në Ersekë.

Në momentin e ndalimit ky shtetas me qëllim për t’iu shmangur përgjegjësisë penale është prezantuar para shërbimeve të Policisë me gjeneralitetet e kushëririt të tij, por pasi është shoqëruar në drejtori është kryer verifikimi i mëtejshëm i këtij shtetasi, i cili ka rezultuar se është shtetasi Kastriot Fejzo, 49 vjeç, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kolonjë e ka dënuar këtë shtetas me 17 vjet e 6 muaj e 24 ditë burgim për veprën penale “Vrasja me dashje, e kryer në bashkëpunim”.

Gjatë kontrollit, këtij shtetasi i janë gjetur dhe 20 mijë dollarë amerikan dhe 2 milionë lekë, të dyshuara të përfituara në mënyrë jo të ligjshme.

Ky shtetas iu dorëzua DVP Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY