Çfarë simbolizon numri 52 në përplasjet SHBA-Iran

Çfarë simbolizon numri 52 në përplasjet SHBA-Iran

158
0
Shares

Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë shkëmbyer kërcënime pas vdekjes së gjeneralit kryesor iranian, i vrarë të premten nga një sulm ajror amerikan në kryeqytetin e Irakut.

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka premtuar një hakmarrje të ashpër për vrasjen e Qassem Soleimanit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi se do të sulmohen objektiva të shumta në disa vendndodhje në Iran, nëse Irani do të hakmerret për vdekjen e Soleimanit.

Presidenti Trump shkruajti të shtunën në Twitter se Shtetet e Bashkuara kanë identifikuar 52 objekte në Iran, të cilat do të goditeshin “shumë shpejt dhe shumë ashpër”, në rast se Irani do të sulmojë personelin apo interesat amerikane. Numri 52 përfaqëson 52 amerikanët e marrë peng në Iran shumë vite më parë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY