Irani hakmerret, godet me raketa ambasadën amerikane

Irani hakmerret, godet me raketa ambasadën amerikane

430
0
Shares

Dy raketa qëlluan ambasadën amerikane në Bagdad në të ashtuquajturën zonën e gjelbert, zonën më të mbrojtur të qytetit.  Tre raketa të tjera raportohet se u qëlluan në Balad Airbase, ku strehohen trupat amerikane në veri të Bagdadit, bëjnë të ditur agjencitë ndërkombëtare të lajmeve.

Nuk ka raportime për lëndime.

Në fillim të kësaj jave, protestuesit pro-Irani sulmuan ambasadën në një rrethim që zgjati pak më shumë se një ditë. Mendohet se sulmet erdhen pas vrasjes se Kasem Solejmani, komandant i Brigadave al-Kuds, të cilat janë krahu elitar për aksione në botën e jashtme të Gardës Revolucionare të Iranit.

Solejmani ishte gjenerali që udhëhiqte politikat ekspansioniste të Iranit në rajon. Irani e sheh veten si fuqi mbrojtëse të shiitëve, por gjithsesi edhe si digë kundër «djallit të madh» (Amerikës) dhe «djallit të vogël» (Izraelit).  Brigadat e komanduara nga Solejmani quhen al-Kuds, ky është emri arab i Jerusalemit, qytetit të shenjtë për hebrenj, të krishterë e myslimanë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY