U nda nga jeta në moshën 50-vjeçare pas një sëmundje të rëndë ish-deputeti i PD-së, Ali Gripshi.
Burime bëjnë me dije se ai ka ndërruar jetë pasditen e sotme pas një sëmundje të rëndë. Gripshi ka qenë pjesë e Partisë Demokratike për Qarkun e Elbasanit që në vitet e para të demokracisë.
Ai ka qenë në periudha të ndryshme një nga drejtuesit kryesorë në institucionet lokale dhe deri para disa kohësh ka mbajtur edhe postin e sekretarit të degës së PD për Peqinin.
Gripshi mbante edhe titullin “Qytetar Nderi” i Peqinit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...