Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Arrestohet punonjësi në aeroportin e Rinasit dhe një 23-vjeçare, dalin detajet nga operacioni

03/01/2020
Kanos fqinjin me armë gjahu: Pse e sheh gruan time
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia ka parandaluar një tjetër rast te tentativës për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve me dokumente të falsifikuara.

Vihen në pranga dy shtetas, njëri punonjës i skanerit në aeroportin e Rinasit. Nga operacioni për parandalimin dhe goditjen e tentativave për dhënie ndihme, kundrejt fitimit, për kalim të kufirit me dokumente të falsifikuara, policia arrestoi:

-Xh. K., 23 vjeçe, banuese në Mat. Arrestimi i saj u bë si e dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

-R. K., 43 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht punonjës i sigurisë te kontrolli i pasagjerëve me skaner, në terminalin në varësi të TIA-s. Ky shtetas ka qenë i proceduar më parë nga Policia Kufitare, pasi është kapur në zonën sterile me 2700 euro dhe telefon celular.

Arrestimi i tij u bë si i dyshuar për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.

Shtetasja XH. K. ka tentuar të udhëtojë në drejtim të Italisë me dokumentacion të rregullt, por pas dyshimeve të punonjësve të Policisë Kufitare mbi qëllimin e udhëtimit dhe arsyet e dhëna, është kaluar në vijën e dytë për kontroll të imtësishëm, ku i është gjetur një kartë italiane e falsifikuar.

Në bashkëpunim me specialistët për hetimin e trafiqeve të paligjshme në DVP Tiranë u organizua puna dhe pas hetimeve të para hetimore rezultoi se:

Shtetasi R. K., punonjës i aeroportit të Rinasit në kontrollin me skaner, në bashkëpunim me persona të tjerë, pasi kishin siguruar paraprakisht dokumente të falsifikuara italiane me gjeneralitete italiane, kanë tentuar ta kalojnë nëpërmjet aeroportit të Rinasit tranzit drejt aeroportit të Romës, Milano, me destinacion final në Mbretërinë e Bashkuar, shtetasen Xh. K..

“Vijon puna për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme, pasi dyshohet se kanë pajisur edhe shtetas të tjerë me dokumente të falsifikuara, që do t’i ndihmonin për të kaluar në mënyrë të paligjshme drejt Britanisë së Madhe.Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”,-njofton policia.

/DRONI.al/

Tags: arrestpoliciapunonjestirane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.