Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shqiperia e dorezoi mesuesin turk te sherbimi sekret i Erdoganit

02/01/2020
Shqipëria dorëzon tek Erdogani mësuesin gulenist pasi mbaroi dënimin në Shqipëri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mësuesi 42-vjeçar turk Harun Çelik u mor në Shqipëri nga Shërbimi Sekret i Turqisë, njoftojne mediat turke duke zbuluar keshtu edhe genjeshtren e policise shqiptare se u zbatuan procedura standarte ne deportimin e mesuesit turk. CNN Turk shkruan se “terroristi i FETO i arratisur u soll në Turqi nga Shqipëria në një operacion të MTI (Organizata Kombëtare e Inteligjencës)”.

CNN Turk shkruan se Çelik u ndoq nga pas nga mbështetës të tij të cilët i bënin thirrje që të bënte sikur i binte të fikët për të vonuar ekstradimin”. Mediat turke përmendin edhe burgimin e tij për 5 muaj në Shqipëri me dokumente të falsifikuara.

Edhe “Haber” shkruan se organizata FETO u përpoq ta pengonte ekstradimin e Çelik, por nuk ia doli dot. Edhe kjo media flet për përfshirjen e Shërbimit Sekret të Turqisë në operacion.

Policia shqiptare tha nëpërmjet zëdhënësit se ishte zbatuar ligji për të huajt, por avokati i turkut 42-vjeçar i konfirmoi Zërit të Amerikës se autoritetet tona nuk kanë pranuar të shyrtojnë kërkesën për azil politik.

Avokati i Celik tha se veprimet ndaj klientit të tij janë në shkelje të ligjit dhe se prokuroria duhet t’i hetojë këto veprime të paligjshme.

Sipas avokatit Alban Bengasi, 42-vjeçari Çelik, me profesion mësues, i kishte deklaruar përfaqësuesit të tij ligjor se ishte larguar nga Turqia si mbështetës i lëvizjes Gylen për shkak të kërcënimeve ndaj jetës së tij, transmeton zeri i amerikes.

Sipas zotit Bengasi, ai u kap në aeroportin e Rinasit me dokumente falso duke udhëtuar drejt Kanadasë dhe se kreu disa muaj paraburgim në Shqipëri.

Avokati tha se “zoti Çelik u kërkoi zyrtarëve azil politik por kjo iu refuzua nga autoritetet e policisë së burgjeve.”

Zëdhënësi i policisë, Gent Mullaj, tha për “Zërin e Amerikës” se shtetasi turk “ishte i dënuar dhe të mërkurën doli nga burgu… Në bazë të ligjit për të huaj, janë bërë procedurat ligjore për largim nga Shqipëria”.

Pyetjes së “Zërit të Amerikës” nëse Harun Çelik kishte kërkuar mbrojtje nga Shqipëria si veprimtar politik i rrezikuar në vendin e tij, zëdhënësi iu përgjigj se “nuk kishte informacion tjetër”. Nje dite me pare policia njoftoi se Harun nuk kishte kerkuar azil politik.

Avokati Bengasi tha se është e pazakontë që një person i ndaluar për falsifikim dokumentesh të mbahet kaq gjatë në paraburgim. Ai tha se fati i mëtejshëm i klientit të tij, pas deportimit, është i paqartë.

Edhe në rast të refuzimit zyrtar ai kishte të drejtën e apelimit në Gjykatën Administrative, por askush nuk priti për këto procedura. Sapo doli nga burgu, turku iu dorëzua shërbimeve sekrete turke dhe u nis për në vendin e tij edhe pse atje i rrezikohet jeta.

Zyra e kryeministrit Rama tha se nuk kishte lidhje me këtë çështje, por nuk bën komente për shkeljen e të drejtave që rrjedhin nga rezolutat ndërkombëtare të nënshkruara nga Shqipëria.

Qeveria e Shqiperise ruan marredhenie te ngushta me qeverine e Erdoganit. Deportimi ne Tirane eshte i ngjashem me nje deportim ne Kosove te tre personave te akuzuar si te lidhur me ‘Feto’. Ne ate rast Kryeministri shkarkoi ministrin e brendshem dhe shefin e sherbimit sekret.

Tags: erdoganHarun celik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.