Gjakmarrje ne Patos, kush ishte shenjestra qe sapo doli nga burgu

Gjakmarrje ne Patos, kush ishte shenjestra qe sapo doli nga burgu

594
0
Shares

Shenjestra e sulmit ne Patos nga dy te rinj tashme te arrestuar por që i shpëtoi plumbave, është Agron Hoxha.

60-vjeçari mësohet se sapo kishte dalë nga burgu ku ishte dënuar si bashkëpunëtor në një vrasje të kryer rreth viteve ’90. Dy të ndaluarit sot nga policia janë të afërm të personit që ka vdekur vite me parë. Sipas burimeve nga policia, ata kanë dashur të marrin hak duke i bërë atentat 60-vjeçarit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas kallëzimit të marë nga shtetasi Agron Hoxha, 60 vjeç se dy persona kanë qëllur në drejtim të tij me armë zjarri, organizuan punën dhe bën të mundur identifikimin dhe arrestimin e shtetasve A. G., 34 vjeç dhe V. L., 34 vjeç, të dy banues në Patos.

Arrestimi i këtyre shtetasi u bë pasi për motive të dobëta, në fshatin Dukas, Patos, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të 60-vjeçarit Agron Hoxha, banues në Patos. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë gjahu, një gëzhojë dhe dy fishekë”, thuhet ne njoftimin e policise.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY