Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dhuna në Mal të Zi/PD reagon ashpër: Roli dominues i Beogradit në rajon duhet të marrë fund

31/12/2019
PD përshendet vendimin e Presidentit, Zhupa: Veliaj kukull ne duart e mafias
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike ka reaguar për situatën politike në Mal të Zi, ku kujtojme se prej disa ditësh ka pasur protesta të zhvilluara kryesisht nga serbët që jetojnë në shtetin malazez.

PD shprehet se në Mal të Zi ka përpjekje për destabilizim të vendit, duke shtuar se këto janë të njëjtat projekte si ato të Shengenit Ballkanik, ku rol dominant i jepet Serbisë e Beogradit.

Partia Demokratike thekson se fantazmat e së shkuarës nuk mund të kthehen më në këtë rajon, që ka vuajtur nga regjimet gjakatare të Beogradit. PD denoncon edhe njëherë idenë e Shengenit Ballkanik, duke vënë në dukje se është një projekt tërësisht në favor të Serbisë e serbëve, që fatkeqësisht duan të dominojnë sërish e nga kjo të pjellin prapë tragjedi.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Partia Demokratike e Shqipërisë po ndjek me shqetësim ngjarjet e fundit në Mal të Zi. Fqinji ynë verior prej disa ditësh po përballet me një përpjekje të qartë për destabilizim. Konstatojmë me keqardhje se çka po ndodh nuk është një ngjarje e re. Në Mal të Zi, përpjekjet për cenim të sovranitetit, konsolidimit të shtetit, standardeve demokratike dhe orientimit euroatlantik, kanë dhe të tjerë precedentë në një kohë jo të largët.

Këtë radhë si shkak i këtyre përpjekjeve janë vendime legjitime të parlamentit dhe institucioneve ne Mal te Zi për të plotësuar sovranitetin e shtetit dhe shkëputjen përfundimtare të çdo sektori nga ndikimi i Beogradit.

Edhe pse të ndryshme në formë apo gjeografi, përpjekjet janë të njëjta në përmbajtje. Është tashmë e qartë se ato nxiten nga e njëjta mendësi nga i njëjti projekt që i shkaktoi Ballkanit dhimbje, tragjedi e viktima disa dekada më parë dhe rikthehet i pa penduar, përherë agresiv e i pabesë, sa herë gjen hapësire.

Projekti për t’i siguruar Serbisë një rol ndikues në hapësirën ballkanike, duke nënshtruar entitete etnike, fetare, politike që kërkojnë pavarësi, qëndron aty si një mallkim për Serbinë dhe si një plagë që nuk po shërohet për Ballkanin. Popujt e Ballkanit e njohin mirë këtë projekt, popujt e Ballkanit e kanë refuzuar këtë projekt, edhe kur kjo ka kushtuar luftëra, viktima e tragjedi.

Koha është që të vërtetat të thuhen ne sy.
Koha e lojërave ka mbaruar.
Është e pamundur të flitet për paqe, bashkëpunim, zhvillim, për projekte unifikimi apo bashkërendimi shtetëror, ndërsa, nën tavoline, të projektohen konflikte destabilizuese dhe epërsi force.

Me parë se kushdo, këtë duhet ta kuptojnë në Beograd. Është e papranueshme që sot, derisa ende nuk është kërkuar falje për viktimat e së shkuarës, e njëjta mendësi, të njëjtat qarqe, projektojnë viktima të së ardhmes.

Popujt e Ballkanit ia kanë dhënë përgjigjen kësaj mendësie, popujt e Ballkanit kanë bërë zgjedhjen e tyre drejt vlerave të lirisë, pavarësisë dhe shoqërive demokratike. Roli hegjemon i Serbisë ne Ballkan, pavarësisht çdo lloj forme që mund të prezantohet është një përpjekje e pamundur.

Partia Demokratike e Shqipërisë mbështet pa asnjë rezervë përpjekjet dhe hapat e Malit të Zi fqinj drejt integrimit euroatlantik, konsolidimit të sovranitetit shtetëror dhe hapave që fuqizojnë bashkëjetesën etnike në atë vend.

Partia Demokratike e Shqipërisë beson se integrimi i plotë në bashkësinë euroatlantike është alternative e sigurt dhe e pazëvendësueshme për zhvillim, paqe e bashkëjetesë në rajonin tonë.

Fantazmat e konfliktit nga e shkuara, projektet për dominim, pavarësisht nëse bëhen nën egërsinë e armëve apo elegancën e tryezave, janë njësoj të rrezikshme dhe si përfundim kanë përherë tragjeditë.

Popujt e Ballkanit kanë humbur shumë kohë përgjatë historisë në rrugën e konflikteve e përpjekjeve për dominim. Sot nuk ka më kohë për te humbur drejt rrugës që u siguron paqe e zhvillim te drejtë, kjo rruge mbetet integrimi tërësor i rajonit në bashkësinë euroatlantike si bashkësi vlerash, dinjiteti e zhvillimi.

/DRONI.al/

Tags: mal i ziPDreagimSerbitensioni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.