Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/“Asnjë qindarkë e investuar nga 22 milionë euro nga taksa e arsimit”, PD denoncon abuzimet me dy shkollat në kryeqytet

30/12/2019
VIDEO/“Asnjë qindarkë e investuar nga 22 milionë euro nga taksa e arsimit”, PD denoncon abuzimet me dy shkollat në kryeqytet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Perfaqesuesit e PD, Jorida Tabaku dhe Klevis Balliu, kanë denoncuar sot abuzimin me taksen per arsimin ne Tirane.

Ata ndodhen në një prej shkollave te tjera të dëmtuara nga termeti, ne Tirane, Musine Kokalari dhe Lasgush Poradeci.

Sipas tyre, banorët e Tiranës paguajnë çdo vit rreth 7.5 milionë euro vetëm per taksën e arsimit, por tërmeti zbuloi se kjo taksë shpërdorohet. Bashkia e Tiranës nuk e përdor atë për të përmirësuar infrastrukturën në shkolla e kopshtet, duke lënë në mëshirën e e fatit sigurinë e jetës së fëmijëve, shprehen ish-deputetet.

Përfaqësuesit e PD, Jorida Tabaku dhe Klevis Balliu sollën në vëmendje situatën me Shkollat “Musine Kokalari” dhe “Lasgush Poradeci”në zonën e Kombinatit. Ato janë anë dëmtuar rëndë nga tërmeti dhe rreth 2500 nxënës janë shpërndarë në shkolla të tjera.

“Në 3 vjet, Erion Veliaj u ka marrë vanorëve të Tiranës më shumë se 23 milionë euro, por nuk ka investuar asnjë qindarkë prej tyre në të dyja shkolat, që sot janë të dëmtuara. Tërmeti zbuloi se nisma “Adopto një shkollë” ishte vetëm fasada e një propagande të shëmtuar dhe të rrezikshme, që, nëse tërmeti do të kishte rënë ditën, mund të kishte pasoja tragjike për fëmijët“,-theksuan ata.

DEKLARATAT E PËRFAQËSUESVE TË PARTISË DEMOKRATIKE NË DY SHKOLLA TË DËMTUARA NGA TËRMETI NË KOMBINAT

JORIDA TABAKU, SHKOLLA “MUSINE KOKALARI”, TIRANË

Sot bashkë me përfaqësues të Partisë Demokratike të Kombinatit jemi pranë shkollës Musine kokalari, një shkollë e cila është shpallur e papërdorshme. Këtu mësimi është pezulluar që në datën 26 nëntor, por, fatkeqësisht, akoma nuk kemi një akt ekspertimi të plotë as nga Bashkia, as nga institucionet përgjegjëse për dëmet që ka pasur kjo shkollë.

Shkolla Musine Kokalari ka qenë e pjesë e programit “Adopto një shkollë”, nga Bashkia e Tiranës, e programit korruptiv që Partia Demokratike ka denoncuar, ku oligarkë, ndërtues të ndryshëm, bënin investime qesharake në këmbim të lejeve të ndërtimit dhe, siç rezulton, sot të gjitha këto ishin fasadë, njësoj si puna e Bashkisë, ishin thjesht propagandë, një lyerje boje, që me tërmetin e 26 nëntorit, i nxori bojën punës që Bashkia e Tiranës bën.

22 milionë euro janë mbledhur nga viti 2016 deri më sot për taksën e infrastrukturës në Arsim, 22 mln euro që duhej të ishin investuar në shkolla, në kopshte, në çerdhe, ndërkohë që Tirana, megjithëse pasojat e tërmetit nuk ishin si në zonat e prekura më rëndë, ka numër të madh të shkollave, të dëmtuara nga tërmeti.

Pothuajse 20 shkolla janë shpallur të papërpdorshme dhe sot janë bosh. 1200 nxënësit e kësaj shkolle janë shpërndarë nëpër shkolla të tjera të zonës. Nuk ka asnjë përgjigje se kur do të rifillojë mësimi, por, njëkohësisht, e njëjta situatë është edhe me familjet e prekura nga tërmeti.

Kombinati është një nga zonat me numrin më të madh të familjeve të prekura.

Struktura e Partisë Demokratike dega 6, pothuajse përditë ka qenë në terren duke vizituar zonat më të prekura. Janë banorë që ndodhen sot në tenda dhe janë jashtë shtëpive të tyre dhe nuk u është dhënë zgjidhje.

E vetmja zgjidhje qesharake është një bonus qeraje prej 15,000 lekëtë reja, ku familje me 10, 12 persona presupozohet që të marrin në qytetin e Tiranës një banesë me një qera të tillë, që është pothuajse e pamundur.

Ky vit i ri do të jetë shumë i trishtë për këta banorë, do të jetë i trishtë edhe për qytetarë që janë prekur nga tërmeti.

Partia Demokratike nuk e zëvendëson dot qeverinë, megjithëse jemi duke bërë maksimumin e duke iu gjendur pranë këtyre banorëve, por Bashkia, Ministria e Arsimit, të gjitha institucionet duhet të vijnë dhe të marrin përgjegjësi.

Mjaft luajtën me jetën e këtyre njerëzve, me pronën e tyre, mjaft luajtën me sigurinë e institucioneve arsimore, duhet një orë e më parë të investojnë atë taksë që kanë paguar qytetarët e Tiranës, taksën e infrastrukturës në Arsim, për shkollat, kopshtet, çerdhet, të cilat i kanë rikonstruktuar në mënyrë korruptive.

KLEVIS BALLIU, SHKOLLA “LASGUSH PORADECI”, TIRANË

Jemi në shkollën “Lasgush Poradeci “në Kombinat me përfaqësuesit e Partisë Denmokratike Dega 6, për të denoncuar vjedhjen makabre të Bashkisë, ku paratë e qytetarëve të cilat shkojnë për infrastrukturën arsimore, janë çuar dëm, janë vjedhur, pasi në këtë shkollë nuk ëstë bërë asnjë investim dhe pasojat duken qartazi, shkolla sot, për shkak të tërmetit, është mbyllur. Për shkak të mungesës së investimeve, është mbyllur.

Pyetja themelore është: ku shkojnë paratë e qytetarëve.

Në këtë shkollë pak kohë më parë janë bërë disa punime për lyerje bojërash, të cilat i shërbejnë për propagandë dhe fotografi Bashkisë së Tiranës, por nuk është bërë asnjë punim serioz duke bërë matjet e duhura dhe të parashikuara me ligj.

Dhe është kjo arsyeja themelore se përse sot shkolla është e mbyllur.

Bashkia e Tiranës u jep ndërtuesve, që marrin përsipër të lyejnë shkollat për sy e faqe dhe propagandë, atyre ndërtuesve u japin qindra milionë euro leje ndërtimi, ndërkohë që dhjetëra miliona euro të taksave të qytetarëve shqiptarë shkojnë në xhepat e qeveritarëve dhe pushtetarëve të korruptuar.

Ky është një akt bandidesk i cili i ka lënë fëmijët e Kombinatit pa shkollë, ka lënë fëmijët në vështirësi për t’u arsimuar dhe vështirësi të tjera.

Kombinati është një nga zonat më të prekura pas tërmetit dhe është një zonë jo më larg se 2 km nga qendra e Tiranës, kryeqyteti i Shqipërisë. Dhe kur këto probleme ndodhin në shkollat që janë në kryeqytet ju vetë mund ta imagjinoni se në çfarë konditash janë shkollat e tjera jashtë Tiranës.

/DRONI.al/

Tags: abuzimiDenoncimiPDshkollattirane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.