EMRI/Olsian Çela zgjedh zëvendësin e tij

EMRI/Olsian Çela zgjedh zëvendësin e tij

114
0
Shares

Pas zgjedhjes së kryeprokurorit Olsian Çela, është caktuar edhe zv.prokurori i Përgjithshëm. Gazeta SHQIP mëson se Thoma Jano do të jetë numri dy i Prokurorisë së Përgjithshme.

Është përmbyllur sot procesi përzgjedhës, në të cilin ka folur edhe kryeprokurori Olsian Çela. Çela u shpreh se: Sfida jonë në 2020 është lufta për hetimin për pastrim parash.

Ndërsa tha se gjatë këtij viti do “dixhitalizojmë dosjet hetimore, ulim kostot e rrisim eficencën”.

Jano ka prekur kupolën e Prokurorisë, pas vitit 1997, kur punoi si kreu i prokurorisë së Tiranës, gjatë kohës që organi i akuzës drejtohej nga Arben Rakipi.

Kujtojme se me 101 vota pro, kuvendi votoi kandidaturën e Olsian Çelës si Kryeprokuror për shtatë vitet e ardhshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY