Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ultimatumi i qeverise, hotelet do boshatisen deri me 5 janar

28/12/2019
VIDEO/ Patentat e ish-ministrit, zëvendësministrja “shet” Saimir Tahirin: Jam informuar, por s’jap dot detaje
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, foli në emisionin “Kjo Javë”, në News24, për vendimin e qeverisë për të nxjerrë nga hotelet të gjithë qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Zv.ministrja Voda tha se hotelet duhet të lirohen, në mënyrë që të bëhen gati për sezonin turistik nderkoeh qe nje pjese e te prekurve nga termeti thone se bonus i qerase eshte i pamjaftueshem.

Akomodimi ishte sfida më e madhe. Pasi u mbyll faza e kërkim shpëtimit, akomodimi ishte sfida më e madhe në afatshkurtër ne e zgjidhëm duke ofruar këtë standard në hotele, ku është marrë edhe ushqim. Sigurisht që hotelet do të duhet të përgatiten, sepse fillon sezoni turistik ne ja kemi bërë të qartë, kemi qenë transparent me qytetarët e akomoduar në hotele, duke thënë që edhe Vitin e Ri do ta kalojnë në hotele, dhe me datat 3 maksimumi deri me 5 janar hotelet do të duhet të boshatisen, pasi do të fillojnë përgatitjen për sezonin turistik, ka shpjeguar zvministrja e brendshme.

Ajo çfarë kemi sqaruar dhe po vazhdojmë të punojmë me punonjës të bashkisë Durrës, të paktën flas për qarkun Durrës kemi shkuar në këto hotele dhe po përpiqemi të sqarojmë qytetarët që të vijnë dhe të aplikojnë për bonus qiraje”, u shpreh zv.ministrja.

Si ka qenë interesi për aplikimin?
Interesi ka qenë shumë i madh. Po them deri tani, 4 mijë janë banorët e strehuar në të gjithë qarkun dhe vetëm për bashkinë Durrës, kërkesa për aplikim bonusi janë 3800, pra do të thotë që kalon pak numri. Interesi ka qenë shumë i madh. Ne bëmë edhe diçka të mirë, nëse në fillim ne si kriter patëm edhe kontratën e qerasë, gjë që vështirësonte marrëdhënien me tregun. Dhe biznesmenët, nëse mund t’i them kështu, përfituan nga kjo gjë dhe filluan të ngrenë tarifat e tregut. Atëherë ne çfarë bëmë? Jo më larg se 5 ditë ne kemi hequr si kriter kontratën e qerasë. Pra, nuk ua kërkojmë më banorëve kontratën e qerasë. Në Durrës, ka shumë njerëz që kanë edhe dy banesa, kanë shpi plazhi, etj, dhe mund të gjejnë hapësira për t’u strehuar edhe te të afërmit e tyre që edhe me kushte lehtësuese, mund t’i akomodojë ata.

A pritet që pas 5 janarit të ketë një kaos me bonuset e qerase?

Nuk e besoj, mund t’ju them që për bashkinë Durrës, deri me 31 dhjetor, janë depozituar në thesarin e shtetit në Bashkinë Durrës, 50 mln lekë të reja. Po këto janë këto janë vetëm për datën 31/12/2019. Për vitin e ri do të ketë një shumë edhe më të madhe, dhe unë besoj, që ne do të përpiqemi thash duke komunikuar edhe me qytetarin, dhënien e informacionit duke shmangur këtë kaos.

Si është procedura e aplikimit?
Është shumë e thjeshtë, mjafton fakti për të deklaruar që shtëpia është e dëmtuar dhe në rast se qytetari nuk e ka akt-konstatimin e gjen vetë bashkia. Gjendja familjare, karta e identitetit dhe një numër llogarie bankare.

Si është bilanci me inspektimet, me shtëpitë e dëmtuara?
Deri tani në Durrës janë kryer 26 mijë inspektime. Në fakt është një shumë e madhe, duke shtuar këtu faktin që këto janë më shumë të fokusuara te shtëpitë e dëmtuara. Pra, ne kemi vajtur aty ku ka patur më shumë kërkesa nga qytetarët dhe ku njësitë administrative dinë cilat janë zonat e dëmtuara. Por, në fakt nga inspektimet që janë bërë rezulton që në 88 % përafërsisht, shtëpitë janë të banueshme ose kanë nevojë për riparime të vogla. Dhe është vetëm një 15 % e banesave e dëmtuara rëndë.

Për pak ditë është ndërrimi i viteve, çfarë ka përgatitjesh ka nga ana e rendit…
Për shkak të mbledhjeve të shtabit që ne bëjmë, drejtori i policisë vendore, raporton edhe për masat në Durrës, dhe të ngjashme do të jenë edhe në qarqet e tjera. Do të ketë një organizim dhe një plan pune kryesisht të policisë rrugore, pra të mënyrës se si do të rregullohet qarkullimi në akset kryesore të qytetit. Do të shtohen patrullimet nëpër qytet, do të ketë një mbikëqyrje të territorit nga inspektorët e zonës, dhe do të jenë në gatishmëri edhe oficerët e policisë kriminale sepse dihet që nëpër këto periudha ka edhe ngjarje kriminale, si vjedhje etj. Po punojnë të treja këto struktura, me një plan të veçantë pune.

Tags: Rovena VodaTe prekurit ngatermeti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.