Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 24-vjeçar, i cili mbrëmjen e djeshme u përplas me motor me depozitën e një gazi në një pikë karburanti, duke sjellë edhe shpërthimin në flakë.
Në pranga u vu shtetasi me iniciale M.B., i cili akuzohet për “Shkatërrim i pronës”, “Largim nga vendi i aksidentit” dhe “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
“Në Kombinat, duke drejtuar pa leje drejtimi një motoçikletë ka humbur kontrollin duke u përplasur me bombolën e gazit të një karburanti, e cila shërbente për furnizimin me gaz të automjeteve, duke shkaktuar rrjedhje të saj dhe më pas djegien e gjithë pikës së karburantit” sqaron policia.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/