Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

AKUZAT/Nuk ndalen aksionet e policisë, arrestohen dhe 8 persona të tjerë në kryeqytet

27/12/2019
E rëndë në Burrel, 13 vjeçari në timon aksidentohet, në rrezik për jetën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia ne Tiranë, ka vijuar punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 8 shtetas, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 të tjerë, për paligjshmëri në fusha të ndryshme.

Arrestimet si me poshte:

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shigjetat” u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasit R. Ç., 30 vjeç dhe D. A., 23 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtohej nga shtetasi R. Ç., në rrugën “Qemal Butka”, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale lëndë një sasi lënde narkotike, e dyshuar kokaine dhe kanabis.

Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasi A. K., 37 vjeç, banues në Fushë Prezë, Vorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasve M. K. dhe B. K., duke i shkaktuar dëmtime fizike shtetasit B. K.

Gjithashtu, lidhur me këtë rast janë proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe dy shtetasit e sipërpërmendur, M. K., 26 vjeç dhe B. K., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi janë konfliktuar me shtetasin A. K.

Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Shkatërrim i pronës”, “Dhunim i banesës” dhe “Ndërtim i paligjshëm” shtetasi A. B., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ndërhyrë duke kryer punim pa leje në murin e banesës së një shtetasi dhe gjatë momentit të shoqërimit të tij në Komisariatin Nr. 2 ka kanosur dhe kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e policisë të këtij komisariati.

Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi E. B., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.

Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Shkatërrim i pronës”, “Largim nga vendi i aksidentit” dhe “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasi M. B., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Kombinat, duke drejtuar pa leje drejtimi një motoçikletë ka humbur kontrollin duke u përplasur me bombolën e gazit të një karburanti, e cila shërbente për furnizimin me gaz të automjeteve, duke shkaktuar rrjedhje të saj dhe më pas djegien e gjithë pikës së karburantit.

Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasi E. T., 33 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin duke u përplasur me murin e një banese dhe gjatë momentit të shoqërimit për në komisariat ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Nga specialistët e qarkullimit rrugor u arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”, shtetasi E. D., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin e tij tip “Benz”, në Rrugën e Dibrës, ka aksidentuar shtetasin G. P., 63 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra nuk ka mundur të mbijetojë.

Materialet hetimore i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

//DRONI.al/

Tags: arrestimedetajepoliciatirane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

06/03/2026
Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës dhe shpall zgjedhje të reja

Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës dhe shpall zgjedhje të reja

06/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

06/03/2026
Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.