‘Shengeni ballkanik”/Ish-deputeti kërkon të zbardhet roli i Ramës: Shqipëria e Kosova janë...

‘Shengeni ballkanik”/Ish-deputeti kërkon të zbardhet roli i Ramës: Shqipëria e Kosova janë përballë rrezikut

78
0
Shares

Minishengeni mes vendeve si Shqiperia, Maqedonia e Veriut dhe Serbia vijon ende te jete teme e nxehte, pasi me perjashtimin e Kosoves situata ngre shumë debate dhe diskutime.

Ka patur kritike ndaj kesaj aleance, sikurse dhe reagime te forta nga Kosova e cila mendon se aleanca te tilla behen per interesa nacionaliste dhe qe nuk e ndihmojnë rajonin.

Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili ka reaguar se fundmi serish lidhur me kete çështje, duke u ndalur drejt per drejt tek kryeministri Edi Rama, ai i cili ideoi një aleancë të tillë.

Me një status të gjatë në “Facebook”, Vasili bën thirrje publike që të zbardhet roli i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, që sipas tij, ky i fundit është pjesë  e projektit shtetëror të Serbisë kundër njohjes së Kosovës.

Ai thekson se Shqipëria dhe Kosova ndodhen sot përballë një rreziku shumë të madh për shkak të kësaj strategjie, që Vasili e quan si “anti-kombëtare”.

Postimi i Vasilit:

Te zbardhet roli i Edi Rames si pjese e Projektit Shteteror te Serbise kunder njohjes Kosoves! Edi Rama ka sot detyrimin e pashmangshem edhe ligjor edhe moral qe te beje publik rolin e tij konkret si pjese e Projektit Shteteror te Serbise kunder Kosoves.

Ministri i Jashtem i Serbise Daçiç ka deklaruar publikisht lobimin me para’ per mosnjohjen e Kosoves dhe terheqjen e njohjeve duke thene:

“Ky është një projekt shtetëror dhe gjithçka bëhet përmes institucioneve”. Ndersa presidenti i Serbise ka deklaruar lidhur me rolin e Edi Rames se: “Kryeministri Rama është në favor të bashkëpunimit tonë ekonomik, ndryshe nga disa të tjerë në rajon që këmbëngulin se ne duhet vetëm të kërkojmë ndjesë pasi jemi popull gjenocidal. Rama, për nismën e Shengenit të vogël, ka treguar kurajë të rrallë”.

Tashme eshte e qarte se gjithshka, qe Rama ben e thote jane pjese e nje strategjie te miremenduar e te mirefinancuar ne Serbi, ku ai ka rolin e tij te mirepercaktuar.

Ndaj eshte vendi qe te radhisim nje seri qendrimesh e veprimesh qe flasin vete: Dorezimi pa kushte i Edi Rames duke u bere pjese aktive ne projektin per asgjesimin anashkalimin dhe menjanimin e njohjes se Kosoves si moment kyç e parimor duke perdorur si instrument Minishengenin.

Pranimin nga Edi Rama te mohimit prej Serbise te Masakres se Reçakut dhe te genocidit ne teresi si nje moment kritik i cili vuri ne levizje SHBA dhe Angline ne levizje per te filluar ofensiven ndaj Serbise dhe qe solli pavarsine e Kosoves.

Mosreagimi nga Edi Rama perballe lobimit te eger te Serbisr per mosnjohjen e Kosoves dhe terheqjen e disa njohjeve te bera me pare te saj.

Mbeshtetja nga Edi Rama e prekjes se kufijve te Kosoves si projekti me i zi kunder saj dhe puna e tij aktive e dukshme dhe e padukshme ne favor te ketij projekti. Vendosja nga Edi Rama e Takses se Rruges se Kombit si nje politike dhe pengese konkrete per Kosoven si ne planin ekonomik, por edhe me gjere per ta shnderruar Shqiperine nga partner prioritar ne nje vend obstruktiv e thellesisht pengues per Kosoven.

Qendrimi abuzivisht aktiv i Edi Rames kunder Kosoves per taksen 100% ndaj Serbise, nderkohe qe Serbia ushtronte dhe ushtron nje veprim mbareshteteror armiqesor ndaj Kosoves.

Mbajtja nga Edi Rama e nje qendrimi publik denigrues,fyes dhe thellesisht stigmatizues ndaj Kosoves dhe liderave te saj. Institucionet e Sigurise Kombetare ne Shqiperi duhet te zbardhin e hetojne menjehere rolin e Kryeministrit Rama ne te gjithe kete ceshtje te rende dhe te permasave teper te medha.

Demostrimet qesharake te orkestruara te Edi Rames ne Beograd, ne konferenca shtypi butaforike dhe pa asnje vlere gjoja pro Kosoves, te cilat i kane sjelle vetem dem si dhe butaforia e Mbledhjeve te perbashketa qeverive shqiptare dhe kosovare kane sherbyer thjesht si alibi te rreme per te bere gjoja te besueshem rolin e Edi Rames ne funksion te projektit shteteror serb kunder Kosoves dhe Shqiperise.

Sot ky rol i Edi Rames duhet zbardhur e hetuar me te gjitha instrumentet funksionale te Sigurise Kombetare, por edhe te drejtesise, pasi Shqiperia dhe Kosova jane perballe nje rreziku madhor per shkak te nje strategjie te tille thellesisht antikombetare ku roli Esadist e tradhetar i Edi Rames eshte nje nga instrumentet shume te rendesishem te saj.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY