Sipas informacioneve të fundit, një furgon i policisë bashkiake të Kamzës dhe një automjet tip Smart janë shkrumbuar nga flakët përpara godinës së Bashkisë.
Dyshimet e para lidhur me ngjarjen janë se flakët janë shkaktuar si pasojë e një defekti teknik të makinës ‘Smart’ dhe për pasojë flakët janë përhapur tek furgoni i policisë që ka qenë ngjitur.
Mësohet se zjarrfikëset kanë mundur të lokalizojnë flakët, duke bërë të mundur shuarjen e tyre.
Tiranë/Informacion Paraprak
Rreth orës 10:00 në Kamëz automjeti tip “smart” me drejtues shtetasin I. H, është përfshirë nga flakët në lëvizje.
Gjatë ndalimit është përfshirë nga flakët dhe një fugon i cili ndodhej i parkuar në krahun e rrugës prej nga ku ka veç dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti në impiantin e gazit të automjetit tip “Smart”
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/