Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha uron 30-vjetorin e LDK në Kosovë: Tek PD do të gjejnë përherë mbështetjen vëllazërore

23/12/2019
LULZIM BASHA/ Nënshkrimi i MSA nga Kosova, investim i sigurt për interesat kombëtare
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Lulzim Basha ka uruar diten e sotme 30-vjetorin e themelimit të LDK-së në Kosovë.

Në mesazhin e Urimit, kryedemorkatiki Basha thotë se tek Partia Demokratike e Shqipërisë, do të gjejnë përherë mbështetjen  vëllazërore, partneren e qëndrueshme dhe të palëkundur të Kosovës së pavarur, sovrane dhe të zhvilluar.

Mesazhi i urimit i kreut të PD

Sot në këtë 30 vjetor të themelimit, personalisht dhe në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, dua nga zemra ti uroj mbarësi e suksese simotrës tonë Lidhjes Demokratike të Kosovës, drejtuesve dhe mbështetësve të saj.

LDK lindi në një kohë të errët pushtimi, si shpresë e shqiptarëve të Kosovës për çlirim kombëtar dhe demokraci.

Në themel të njërës prej arritjeve më të mëdha të historisë së shqiptarëve, në themelet e Pavarësisë së Kosovës qëndron shpirti, djersa dhe gjaku i drejtuesve, mbështetësve dhe atyre që besuan te LDK. Historia e LDK është histori e krenarisë së Kosovës, është pjesë e krenarisë kombëtare.

Veçanërisht në këtë ditë, është çasti të kujtojmë me nderim themeluesin e LDK, udhëheqësin e shpirtit të Kosovës së pavarur Presidentin Ibrahim Rrugova, si shembull largpamësie, emancipimi, kurajo dhe qëndrese.

Drejtuesve të LDK bashkë me urimin, dua ti garantoj se te Partia Demokratike e Shqipërisë, do të gjejnë përherë mbështetjen  vëllazërore, partneren e qëndrueshme dhe të palëkundur të Kosovës së pavarur dhe sovrane dhe të zhvilluar.

Sfidat i kemi përpara por bashkimi i forcave, vizionit dhe vullneteve tona, do të bëjë të mundur ti përmbushim me sukses ato në shërbimin më të mirë  të interesave tona kombëtare.

Gëzuar 30 vjetorin të dashur vëllezër dhe motra të LDK!Zoti e bekoftë Kosovën, Shqipërinë, dhe shqiptarët kudo ku janë!

/DRONI.al/

Tags: 30-vjetoriBashaLDKmesazhipartiaurimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën për verën e Agasit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.