Dy persona humben jeten ne nje aksident automobilistik qe ndodhi pasditen e së dielës në aksin rrugor Elbasan –Cërrik.
Nje automjet tip “Audi”, i drejtuar nga shtetasi A.Sh., 25 vjeç, banues në fshatin Jagodin të Elbasanit, është përplasur me një motoçikletë me drejtues Ervin Drizën, 35 vjeç, banues në fshatin Shirgjan, njofton policia.
Ky i fundit nuk ka mundur t’i mbijetojë përplasjes dhe ka ndërruar jetë. Viktima e dyte është Fatos Qosa, 56 vjeç, i cili ishte pasagjer në motoçikletë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/