Sizmologu i njohur rrefen fuqine e termetit te pasdites

Sizmologu i njohur rrefen fuqine e termetit te pasdites

91
0
Shares

Sizmiologu Rrapo Ormeni edhe njëhere qëtëson qytetarët se nuk ka vend për panik, pas lëkundjeve që u regjistruan këtë pasdite në orën 16:03.  Në një lidhje direkte në emisionin Opinion, ai tha se regjistrimet e IGJEUM tregojnë se magnituda ishte 4.3 dhe thellësia rreth 30 km. Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë 9 Km në veri të Durrësit.

“Po përdoren shumë aplikacione, po merren informacione dhe nga interneti. IGJEUM ka regjistruar një tërmet, që është në serinë e tërmetit të 26 nëntorit. Me një thellësi 30 km dhe magnitugë, 4.3. ndjeshmëria lidhet edhe me zgjatshmërinë. Kishte një zgjatshmëri më të madhe nga pas goditjet e tjera. Ishte një normalitet, deri tani janë regjistruar mbi 2000 pas goditje. Mbi 27 prej tyre janë më magnitugë mbi 4. Kjo magnitudë është normale, këto po vijnë duke u zvogëluar në shpeshtësi por edhe si magnitudë”, tha sizmologu.

Një këshillë kishte për qytetarët: Nuk duhet t’i përdorim shumë aplikacionet, duhet të shohin faqen IGJEUM. Ajo që përdorim ne është mangituda lokale, që është me e sakta. / Opinion.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY