Basha: Ja pse Rama zgjati gjendjen e jashtezakonshme ne vend

Basha: Ja pse Rama zgjati gjendjen e jashtezakonshme ne vend

99
0
Shares

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se zgjati gjendjen e fatkeqësisë natyrore jo për të ndihmuar qytetarët, por për të justifikuar mungesën e vullnetit për plotësimin e kushteve të Bundestagut për negociatat. Kreu i PD kërkoi sot gjate mbledhjes se kryesise se PD, miratimin e reformës zgjedhore brenda janarit dhe zhvillimin e dy palë zgjedhjeve, të përgjithshme dhe vendore sa më shpejt, ndërkohë që gjendja e fatkeqësisë natyrore vijon deri 31 mars 2020 në tre qarqe, Tiranë, Durrës dhe Lezhë.

Mbledhja e kryesise zgjati mbi 2 ore.

Edi Rama zgjati gjendjen e emergjences jo per t’u ardhur ne ndihme qytetareve, por per te justifikuar mungesen e vullnetit te tij per te plotesuar kushtet e vendosura nga Bundestagu, pa te cilat Shqiperia nuk avancon dot ne rrugen e integrimit. Edi Rama zgjati gjendjen e jashtezakonshme qe te fshehe krizen e thelle ekonomike ku eshte futur vendi. Viti tjeter do te jete nje vit dhe me i veshtire. S’ka rritje pagash, pensionesh, jo lehtesira per biznesit qe po falimenton cdo dite. Edi Rames i duhet gjendja e jashtzakonshme, pasi po pergatit afera te tjera korruptive mbi rrenojat e korrupsionit. Kerkesa ime eshte te rrini prane qytetareve, te ngrini zerin per padrejtesite ndaj tyre.

Edi Rama po zvarrit miratimin e reformes zgjedhore, sepse nuk do qe te beje zgjedhje te lira dhe te ndershme. Zgjedhjet, kusht per nisjen e negociatave të Shqiperise me BE. Pas festave, do te prezantojne para qytetareve propozimet tona per reformen zgjedhore dhe kerkojme qe brenda muajit janar te miratohet reforma dhe t’i hapet rruge zgjedhjeve vendore dhe te pergjithshme sa me shpejt. 3 jane pikat kyçe: 1. Zgjedhje te parakohshme, te lira e te ndershme. 2. Bllokimi i reformes zgjedhore konsensuale nga Rama duhet te na gjeje te gatshem te marrim çdo vendim. 3. Angazhim konkret i forumeve per te shpalosur alternativen tone, e cila po finalizohet” – tha ai.

Basha akuzoi qeverinë se dështoi me menaxhimin e pasojave pas tërmetit tragjik.

“Gjendja ekonomike dhe kriza politike është rënduar pas dështimit të qeverisë për të menaxhuar pasojat e tërmetit dhe përpjekja kriminale për të mbyllur gojën mediave. Rama kerkon t’u mbylle gojen mediave, duke i bere presion kujdo qe hedh drite mbi abuzimin dhe korrupsionin. Qellimi i Edi Rames eshte mbyllja e gojes se opozites per faktin e vetem se kemi zbuluar dhe denoncuar lidhjet e ketij pushteti me krimin, vjedhjen e fondeve, korrupsionin dhe PPP korruptive” – tha ai.

Kryedemokrati kishte një porosi për Kryesinë dhe strukturat e tjera që të hapin partinë dhe të afrojnë të gjithë kundërshtarët e kryeministrit Rama me qëllim rotacionin politik.

“Vemendje e veçante per hapjen e partise. Eshte momenti qe te mirepresim kedo qe kundershton regjimin e Rames, qe eshte ne opozite me te dhe kekron te kontribuoje. Koalicioni yne duhet bere me i gjeri me çdo faktor per te bere sa me te shpejte rotacionin politik. Paralelisht ne jemi ne perfundim te programit tone ekonomik per ta nxjerre vendin nga kriza. PD eshte kthyer ne shprese per shumicen e qytetareve. Me qindra te rinj jane afruar prane PD, pedagoge, mjeke, juriste, profesioniste nga te gjitha fushat qe duan te japin kondributin e tyre ne ndryshimin e vendit.

Sa me mire te degjohet zeri i qytetareve, aq me i forte do te jete reagimi yne. Brenda janarit do te perfundoje hartimi i alternatives sone, ne menyre konkrete, me perllogaritje per cdo fushe, cdo sektor, per cdo grup shoqeror, per bizneset e vogla dhe te medha, per investimet e huaja, per rinine. Te gjithe duhet ta dine sot si do te jete situata e tyre ne qeverine tone. Objektiv yne eshte: garantimi i votes se qytetareve ne zgjedhje te lira dhe te ndershme, nisje e negociatave per anetarsim, zhvillim ekonomik, punesim per shqiptaret” – tha Basha.

Edhe një herë tjetër, dënimin e Ervin Salianjit, Basha e ka cilësuar si politik.

“Ervin Salianji mori denim politik, sepse denoncoi perfshirjne ne trafik droge te Ministnte Brendshem. Denimi i Salianjit tregon se si po e perdor Rama drejtesine. Tahiri, qe kanabizoi Shqipërine me Ramen, denohet pune ne sherbim te komunitetit, Salianji qe denoncoi trafikun e droges, denohet me burg” – përfundoi Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY