Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Anti-shpifje”/Ish-deputetja: Historia mësuese e mirë, shpresoj shqiptarët mos të jenë nxënës të këqinj

19/12/2019
VIDEO/PD: Klienti i Ramës fiton koncesionin korruptiv, llogariten mbi 60 milionë euro fitime
Share on FacebookShare on Whatsapp

Reagimet e opozitës dhe jo vetëm ishin te shumta pas kalimit te paketes anti-shpifje ne Parlament, që i hap rrugë kontrollit të mediave online.

Ish-deputetja Izmira Ulqinaku ka reaguar së fundmi per kete ligj, duke u treguar ende me shpresë nga e gjithe kjo histori.

“Shqipëria vuajti dhe e pagoi shumë shtrenjtë diktaturën e etërve. Unë besoj se kemi nxjerrë mjaftueshëm mësime që të reagojmë në kohë, për të mos humbur sërish në diktaturën e bijve”,-shkruan ajo duke u ndalur tek ajo se çfare gjithë shqiptarët mund të bëjnë.

“Kur paralajmëroi “nuk keni parë gjë akoma”, menduam që po planifikonte në mendjen e tij të errët shumë gjëra të mbrapshta, por askujt s’i shkoi në mendje se do të mbërrinte deri në një pikë të tillë sa të miratonte një paketë ligjore kundër fjalës së lirë.

Tek e shihja sesi cakërryente sytë e kërcente në foltoren e Parlamentit duke iu hakërryer gjithkujt‭ ‬për t’i mbyllur gojën, ndërkohë e gjithë tufa aty brenda e shihnin me adhurim, pashë që kjo ishte një nga ditët më të zeza në historinë e demokracisë për vendin.
…dhe me të vertetë “skishim parë asgjë akoma”.

“Eshtë e tmerrshme të shikosh Kryeministrin e vendit tënd që gjeneron energji të pafundme negative për të shkatërruar vendin që duhet ta qeverisë. E kanabizoi, e shndrroi në një shtet bandash e bazë të krimit organizuar; me nje pasion të çmendur iu lëshua votës së lirë derisa e pushkatoi e zhduku edhe si nocion lirinë e votes; përzuri gjysmën e shqiptarëve nga atdheu i tyre; tani atyre që kanë ngelur këtu, ky palo kryeministër, ka vendosur t’u vrasë edhe fjalën e lirë.

Tashmë, kur nuk i ka mbetur asnjë gjethe pas së cilës të fshihet për të mbuluar skandalet e panumërta dhe krimet monstruoze në kurriz të shqiptarëve, kur në sytë e të gjithëve është qartazi kryeministri më i dështuar dhe më i inkriminuar e korruptuar në histori, kur brekushet, e veshjet prej kllouni, bashkë me batutat bajate e vulgare nuk po bëjnë më efekt, pikërisht tani kërkon të frikësojë e të shantazhojë çdo media që ende nuk ka arritur ta ketë nën tutelën e tij. Është fisheku i fundit që i ka mbetur, sepse nuk mundet më të luftojë me të vërtetën. Është lëvizja më dëshpëruese e tij, ashtu siç ka qenë për të gjithë diktatorët që kanë marrë përsipër të ndalojnë fjalën e lirë.  E sheh se e vërteta e ka mundur!

Fjalën e lirë nuk mundi ta frenojë as me investimin më të madh të qeverisjes së tij, propagandën, duke filluar me ERTV (shpikja më perverse) dhe radhën e gjatë të televizioneve e portaleve që u bënë pjesë e kazanit qeveritar mediatik.
Tani me këtë ligj që miratuan si paketa antishpifje, mendoj se u ka hequr një “merak” atyre që dyshonin sado pak tek ajo çfarë ne kemi thënë që në fillim, se me këtë kryeministër jo vetëm që nuk çelen dyert e Europës, por ky dhe banda e tij janë më të interesuarit për të na mbajtur sa më larg nga ajo.

I mbetet në dorë shqiptarëve sesi do të reagojnë ndaj rikthimit të “nenit 55”, për agjitacion e propagandë,.”. Thonë që historia është një mesuese e mirë, por shpresoj që ne, shqiptarët, të mos jemi nxënës të këqinj. Duhet të na mjaftojë që kemi humbur kaq shumë kohë në diktaturën e etërve, për të mos humbur sërish në diktaturën e bijve”,shkruan ish-deputetja.

Tags: anti shpifjeizmira ulqinakuPaketareagim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.