SHENIM/ Rama, me mire ne portale se ne barcaleta

SHENIM/ Rama, me mire ne portale se ne barcaleta

97
0
Shares

Nga Fatbardh Kadilli

Përpjetë të kërcesh nuk do mundesh!

Nuk do ta ndalosh dot dyshimin njerëzor që të shndërrohet në akuzë!

Ti nuk do t’ia dalësh kurrë që atë çfarë njerëzit perceptojnë, atë çfarë mendojnë dhe besojnë për ty ta pengosh me frikën e gjobave!

Është më mirë t’i rrish larg, se sa të përpiqesh ta ndalosh! Është më mirë edhe për ty që akuza të jetë publike, e shkruar apo regjistruar me zë apo figure, se sa të shëtisë gojë më gojë, se sa të jetë folklor.

Ti ia ke dalë të kontrollosh deri tani me sukses gjigantet mediatik. Ke luajtur me ata, ke luajtur me forcën e tyre si macja me miun. Edhe pse kjo lojë të ka dëmtuar shumë, të ka shkaktuar edhe plagë, ti e ke nën kontroll.

Ti ia njeh huqet dhe dobësitë! Ia ke frikën por edhe di si t’ua kallësh frikën!

Ke çelur dhe mbyllur emisione. Ke kontrolluar dhe blerë programe, kanale, gazeta, gazetarë dhe moderatorë. Ke shtrënguar mbyllje emisionesh dhe largim gazetarësh. Je puthur dhe pështyrë me shumë prej tyre. Është një sport që e ke luajtur gjatë dhe ia di rregullat e shkruara dhe të pashkruara, ia di taktikat.

Në këtë terren po, Ti mundesh!

Sa më shumë është konsoliduar tregu mediatik, sa më shumë janë konsoliduar aktorët dhe operatorët në mediat tradicionale aq me i sigurt je ndjerë.

Këtu po, ti ia ke dale!

Por, sot teknologjia e ka bëre më të hapur lojën. Ti nuk e kontrollon dot popullatën virtuale që po ta shkatërron mitin mediatik që i ngre çdo ditë vetes. Ti nuk e ble dot gjithë ushtrinë e njerëzve që kanë një zë, që kanë një mendim, që kanë dëshirë, që kanë kurajo.

Këtyre nuk ua njeh dobësitë, nuk ua gjen dot interesat. Këtyre nuk u dërgon dot ndërmjetësa.

Shkurt, me këta jo, ti nuk mundesh!

Je përpjekur të konkurrosh me çdo mundësi teknologjike, me ushtrinë e atyre që ke punësuar në qeveri dhe bashki për të bërë betejën për ty në internet, në portale. Po e lufton ushtrinë e lirë me ushtrinë e shërbëtorëve të punësuarve që paguhen nga taksat tona jo që të të shërbejnë ty, por ne, qytetarëve.

Përfundimisht këtu nuk ia ke dale!

Zgjodhe rrugën e frikësimit me ligj, e ndëshkimit me gjoba nga gardianët e tu besnik.  Kot e ngre si mburojë cështjen e terrorizmit dhe të sigurisë kombëtare.

Pse AMA na mbron sigurinë kombëtare, apo nga terrorizmi ?

Qesharake!

Barcaletë!

Kot ngre si mburojë ‘mbrojtjen e të drejtave të njeriut’, mbrojtjen e njeriut në politikë nga akuza e paprovuar. Më mirë të ‘shkelet’ e drejta e politikanit që ka cdo mjet e mundësi të mbrohet, të përgënjeshtrojë, se sa të kufizohet mundësia e njeriut të akuzojë pushtetin. Por, ti hallin e ke tek vetja, tek pushteti yt që në kaq e kaq vite ka aq shume zullume sa s’ka ndëshkim që e frikëson njeriun e lirë për ti denoncuar.

Ankohesh që të kanë akuzuar për pasurim me miliona, për ndërtime në Spanjë, për apartamente në Paris, për shumë e shumë gjëra.

Pse mendon se do shpëtosh nga kjo akuzë?

Pse shpreson të trembësh ushtrinë e lirë?

Harroje, do të jetë edhe me keq!

Dhe jo se ushtria e lirisë ka gjë me ty. Ushtria e lirisë e ka me mënyrën si ti qeveris. Nga paaftësia për të qeverisur me përgjegjësi, nga paaftësia për të bërë politikë mes njerëzish të lirë nuk të shpëton dot asgjë. Do ta kesh edhe më keq se kaq, se ajo çfarë bën ti do të zemërojë edhe më shumë njerëz të lirë.  Edhe sikur për një moment të mendosh se do ta ndalosh internetin, do pamundësosh aplikacione telefonike, e çdo mjet, njerëzit e lire do flasin edhe me shume.

E vërteta do kalojë gojë më gojë dhe do të marrë formën e legjendës urbane, prej të cilës nuk shpëtoi dot as diktatura, as diktatori. Edhe ai që i burgoste dhe i shfaroste njerëzit nuk ia doli dot.

Edhe ai përfundoi si personazh barcaletash!

Edhe pushteti i tij u bë barcaletë!

Edhe ti aty do të përfundosh, edhe pushteti yt atje do të përfundojë në barcaletë!

Ndaj, jo, ti nuk mundesh!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY