Komisioni Evropian kunder ligjit, por zyra e OSBE i ben qoken Rames

Komisioni Evropian kunder ligjit, por zyra e OSBE i ben qoken Rames

116
0
Shares

Komisioni Evropian tha sot se projektligji për shtypin në Shqipëri, megjithë ndryshimet që i janë bërë ditët e fundit, përsëri ngre shqetësime, raportin zeri i amerikes.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian, i pyetur nga Zëri i Amerikës mbi projektligjin, që ka ngjallur debate të mëdha në Shqipëri, tha se edhe varianti i fundit nuk merr parasysh një sërë rekomandimesh që janë bërë nga faktorë të ndryshëm ndërkombëtarë.

Është e rëndësishme, thotë zëdhënësi, që të gjitha rekomandimet, të cilat u ritheksuan të martën edhe nga Komisionierja e Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatović, të merren parasysh para se projektligji të kalojë për miratim përfundimtar.

Komisioni Evropian, tha zëdhënësi, e ka rishikuar paketën ligjore mbi shtypin duke ofruar komente dhe duke shprehur shqetësime gjatë gjithë procesit të hartimit të saj. Komisioni Evropian u ka bërë thirrje autoriteteve të marrin në konsideratë vërejtjet e OSBE-së dhe rekomandimet e Këshillit të Evropës, në mënyrë që ligji i ri të jetë në përputhje me standardet evropiane të lirisë së shprehjes.

Rekomandimet përfshijnë ndër të tjera, që rregullat e reja të kufizohen vetëm tek media audio vizive on-line, duke nxitur vetë-rregullimin, dhe që ankesat ndaj medias t’i nështrohen procesit të pavarur gjyqësor, si dhe të ketë transparencë më të madhe për pronësinë mbi mediat.

Nderkohe pak ore me vone nje zyre e OSBE ne Vjene tha se eshte konsultuar ngushtesisht me qeverine per ligjin. OSBE e njohur per afilimin me qeverine ne ceshtje shume te dikstueshme nuk u shpreh per pezullimin e ligjit.

Reagimi i OSBE:

Ne kemi punuar me Kryeministrin Edi Rama dhe Qeverinë e Shqipërisë, deri në minutën e fundit për të përmirësuar projektligjet për median dhe për t’i sjellë ato në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së.

Shumë përmirësime në versionin e fundit të botuar sot në krahasim me projektligjet e mëparshme: detyrimet e regjistrimit janë eliminuar; masa mbrojtëse të përgjithshme lidhur me standardet ndërkombëtare të prezantuara (neni 4); janë futur kufij të rreptë për marrjen e përmbajtjes (neni 132); rregullimi i së drejtës së përgjigjes është përshtatur me nevojat e botimeve elektronike dhe është kufizuar për të shmangur keqpërdorimet (neni 53/1); atribuimi i ri i AKEP është eliminuar.

Puna do të vazhdojë për të zvogëluar nivelin e gjobave, dhe për miratimin e një instrumenti nënligjor të ardhshëm, në mënyrë që të garantohet që asnjë gjobë në përpjesëtim nuk mund të vendoset për ofruesit e shërbimeve elektronike të publikimit.

Zyra ime do të monitorojë nga afër zbatimin e ligjit i cili në asnjë mënyrë nuk duhet të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave. AMA duhet të zbatojë ligjin në një mënyrë vërtet të pavarur.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY