Gazetaret, neser proteste para Parlamentit, duhet vetrregullim per mediat online

Gazetaret, neser proteste para Parlamentit, duhet vetrregullim per mediat online

82
0
Shares

Nje grup gazetaresh dhe aktivistesh te te drejtave te njeriut kane vendosur te dalin ne proteste neser, me 18 dhjetor, ora 9.30 para Kuvendit te Shqiperise per te kerkuar terheqjen e projektligjeve antishpifje.

Me poshte eshte deklarata e fundit te organizatave te mediave e cila thekson se ne mbeshtesim qendrimin e Komisionit Europian dhe Komisioneres Mijatovic.

Ju faleminderit

DEKLARATË

Datë 17 dhjetor 2019

Organizatat e shoqërisë civile shqiptare të të drejtave të njeriut dhe organizatat përfaqësuese të gazetarëve të renditura më poshtë falënderojnë Komisionin Europian dhe Delegacionin e Bashkimit Europian në Tiranë si dhe Komisioneren e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatovic për kontributin që kanë dhënë gjatë këtyre ditëve të tensionuara në mbrojtje të lirisë së shprehjes në Republikën e Shqipërisë.

Organizatat vërejnë se kërkesat tona në lidhje me të ashtuquajturën “paketë anti-shpifje” janë tërësisht të përputhura me qëndrimet e Komisionit Europian dhe Komisioneres Mijatovic si më poshtë:

  1. Nuk mund të ketë regjim rregullimi administrativ për median online, por regjime të tilla janë të pranueshme por jo të detyrueshme vetëm për median audiovizuale;
  2. Një institucion administrativ si AMA nuk mund të zëvendësojë gjykatat në shqyrtimin e ankesave ndaj përmbajtjes së një publikimi;

Për sa më sipër, organizatat përsërisin kërkesën ndaj qeverisë shqiptare të tërheqë projektligjet nga procedura parlamentare.

Ne i kërkojmë qeverisë të pranojë vërejtjet e Komisionit Europian si dhe kërkesën e Komisioneres Mijatovic që specifikisht thotë: “interneti të mbetet i hapur dhe forum publik dhe që të mbizotërojë vetërregullimi në media, përfshirë median online.”

Organizatat theksojnë se në rast se shumica parlamentare do të votojë në kundërshtim të kërkesave të Komisionit Europian këto projektligje, beteja do të vijojë deri në rrëzimin e plotë të çdo tendence anti-demokratike dhe anti-europiane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY