Malaj para komisionit, Murrizi kritika mazhorancës: Para se të shkarkoni Benin, emëroni...

Malaj para komisionit, Murrizi kritika mazhorancës: Para se të shkarkoni Benin, emëroni fillimisht kreun e KLSH-së

152
0
Shares

Deputeti, Myslym Murrizi, ka qene nder ata deputetë, i cili nga komisioni i Ekonomisë, e cilësoi një proces falso nismën qeverisë për të pezulluar nga detyra anëtarin e Bordit të Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë Arben Malaj.

Murrizi tha se lista e drejtuesve të institucioneve të pavarura që paguhen nga taksapaguesit shqiptarë për detyrat që u ngarkon Kuvendi dhe dalin në media nga mëngjesi deri në darkë dhe mbajnë qëndrime politike është e gjatë dhe nuk mund të nisë me Malaj nëse duan që procesi te jetë serioz.

Murrizi i kujtoi mazhorancës se para se të shkarkojnë Malaj duhet të mendojnë të emërojnë kreun e ri të KLSH-së, që prej 13 muajsh i ka mbaruar mandati.

“Ka 13 muaj që ka mbaruar mandati i kryetarit të KLSH, pse nuk e zëvendësoni? Ju ka pru tre ai, shyqyr që ra tërmeti dhe e u pajtuat, zëvendësojeni.E shoh me falcitet, ngutje dhe grykësi, qëndrim me dy standarde.Fillojeni me ata që vetëm me punën që u është caktuar nga Kuvendi nuk merren.  Pastaj me Benin”,- u shpreh ai.

Malaj gjatë komisionit, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama duke e cilësuar si sulltan, ndërsa paralajmëroi se çështjen do e dërgojë në Strasburg.

Gjatë 28 viteve gjatë ballafaqimit publik, i kam shërbyer publikut me integritet maksimal dhe akuzat tuaja  janë të thjeshta për t’u hedhur poshtë. Kontributi im më bën krenar. Në atë copë letër thoni se i gjithë bordi nuk është aktiv sa i takon  rritjes së kredibilitetit të Bankës së Shqipërisë. Unë nuk dua që të paralizohet bordi. I injoroj akuzat politike”-tha Malaj.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY