Komisioni voton pro shkarkimit të Arben Malajt, si u ndanë votat

Komisioni voton pro shkarkimit të Arben Malajt, si u ndanë votat

130
0
Shares

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar propozimin e qeverisë për shkarkimin e Arben Malajt nga Bordi Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.

12 anëtarë të Komisionit të Ekonomisë kanë votuar pro shkarkimit të Malajt, ndërsa 5 të tjerë kundër.Ky vendim i kalon Kuvendit për miratim.

Sot në Komisionin e Ekonomisë u thirr për t’u dëgjuar Arben Malaj, për të cilin qeveria i kërkoi Kuvendit pezullimin nga detyra me arsyetimin se ka thyer kodin e etikës si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Malaj në fjalën e tij në Komisionin e Ekonomisë ka akuzuar kryeministrin Edi Rama duke e cilësuar si sulltan, ndërsa paralajmëroi se çështjen do e dërgojë në Strasburg.

/DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY