FOTO/”Buxheti 2020 nuk mbështet fasonet”, PD vijon takimet: Humbjet e biznesit janë...

FOTO/”Buxheti 2020 nuk mbështet fasonet”, PD vijon takimet: Humbjet e biznesit janë afër 50% të fitimit

84
0
Shares

Në kuadrin e vazhdueshëm të takimeve me biznesin, Ish-deputetja Jorida Tabaku dhe perfaqesues te tjere te PD vizituan një fabrikë fasonësh bashkë.

Tabaku ka dhene detajet nga takimi, dhe shkruan se këto takime janë ndryshe nga përfaqësues të qeverisë që vëmendjen kur projektojnë buxhetin e kanë tek oligarkët për t’ua lehtësuar jetën me politika fiskale që u vijnë përshtat.

“Si një përfaqësues i biznesit fason vendas dhe si sipërmarrës tek një nga degët që ka numrin më të lartë të punonjësve, ai na shprehu shqetësimet e tij në lidhje me taksat e larta, barrën e lartë sigurimeve, problemet me rimbursimin e TVSH dhe administratën tatimore. Si dhe mbi të gjitha kosto e rënies së pashpjegueshme të EURO-s që llogaritet sa 11% e fitimit të kompanisë”,-informon ish-deputetja.

Sipas saj, shqetësimi i biznesit qe pritej ishte dhe kosto për punonjësit. Sipas Tabakut, këta të fundit paguhen më pak, kanë një kosto më të lartë të jetesës dhe shpenzojnë më pak sepse shteti nuk ofron shërbimet për taksat që merr, rëndon xhepin e bizneseve dhe punonjësve ndërsa këta të fundit nuk marrin atë që meritojnë.

“Një biznes fason sot paguan 36.6% të fitimit në formë taksash shoqëruar kjo me 11% të fitimit që humbet nga rënia e pashpjegueshme e EURO-s, humbjet e biznesit janë afër 50% të fitimit. E gjitha kjo do të thotë më pak investime, rroga më të ulëta, kosto më e lartë dhe më pak vende pune”,-shprehet ajo.

Tabaku rikujtoi alternativen e PD, te cilet propozojNë që biznesi të tatohet me 9%, që të ardhurat personale të punonjesve të shkojnë në 9%, që sigurimet shoqërore për punëdhënësin dhe punëmarrësin të jenë 18%.

“Këto politika fiskale do të prodhojnë një mjedis më të mirë biznesi, konkurencë të ndershme, luftë papunësisë dhe mbi të gjitha një rritje pagash pas një 7 vjeçari të mbytur në krizën e politikave të gabuara fiskale dhe dimrin ekonomik”,-thekson ish-deputetja.

Në kuadrin e vazhdueshëm të takimeve me biznesin, sot vizituam një fabrikë fasonësh bashkë me Dhuratën, Flamurin,…

Publiée par Jorida Tabaku sur Lundi 16 décembre 2019

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY