DETAJE/Dyshimi i mangallit në dhomë, mjekësia ligjore tregon arsyen pse vdiq Rezarta

DETAJE/Dyshimi i mangallit në dhomë, mjekësia ligjore tregon arsyen pse vdiq Rezarta

158
0
Shares

Duket se variantin e Olsianit,  e konfirmon edhe Mjekësia Ligjore. Të pyetur nga Gazeta Shqiptare, Mjekësia Ligjore ka pohuar se helmimi i çiftit në Librazhd ka ndodhur nga monoksidi i karbonit.

Sipas 27-vjeçarit ai pasi kishte darkuar  me prindërit dhe bashkëshorten kishin shkuar në dhomën e gjumit. Aty meqenëse ishte ftohtë kishin vendosur mangallin me prush dhe më pas i kishte marrë gjumi.

Por ndërkaq nga ana tjetër familjarët e Rezarta Xibrrakut kanë bërë një denoncim në polici.  Nëna e të resë, këmbëngul se Rrezartën e kanë helmuar, ndërsa apelon që autoritetet të bëjnë drejtësi.

Olsi ishte me fat, ai i shpëtoi vdekjes, duke zgjidhur kështu edhe enigmën e krijuar për tre ditë me radhë. Dyshimet tani bien mbi mangallin me prush që ka cliruar gaz karbonik në dhomë gjatë natës.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY