FOTO/PD takon bizneset: Buxheti 2020 nuk përmbush kërkesat e tyre dhe qytetarëve...

FOTO/PD takon bizneset: Buxheti 2020 nuk përmbush kërkesat e tyre dhe qytetarëve pas situatës së rëndë

97
0
Shares

Partia Demokratike eshte e gjitha e angazhuar me perballimin e situates se krijuar nga termeti, duke qene afer banoreve dhe duke ofruar zgjidhje konkrete.

Jorida Tabaku se bashku me perfaqesues te PD kanë takuar sot bizneset e prekura nga termeti. Ajo çka ish-deputetja vëren eshte se buxheti 2020 nuk permbush kerkesat e biznesit dhe qytetareve pas situates se rende. Ajo shton se buxheti 2020 i fokusuar vetëm në dhënien e koncesioneve dhe tenderave.

“Buxheti 2020 i miratuar dje nen për nen nuk përmbush asnjë domosdoshmëri, kërkesë për bizneset dhe mbi të gjitha në lidhje me situatën pas tërmetit. Qeveria dhe mazhoranca po tallen me qytetarët dhe të prekurit nga tragjedia në fund nëntorit dhe kanë lënë në harresë bizneset dhe qytetarët.

Sot bashkë me Andian dhe strukturat e degës së PD Kombinat vizituam bizneset në zonën më të prekur të tërmetit në Tiranë dhe njëkohësisht zonën më të varfër në kryeqytet. Kur viziton bizneset e kupton varfërinë reale të qytetarëve dhe jo vetëm të bizneseve, percepton se si këto qytetarë jetojnë në zgrip të varfërisë dhe kërcënohen përditë nga qeveria se do të largohen nga vendi ku kanë lindur apo ku ushtrojnë biznes”,-thekson Tabaku.

Sipas deshmive nga banoret, Tabaku tregon se bizneset i shprehen shqetesimin se konsumi i qytetarëve ka rënë në këtë zonë por pasojat më të mëdha i ka ndjerë pas rënies së tërmetit.

“Ata nuk kanë dëgjuar nga asnjë deputet i mazhorancës dhe asnjë anëtar i qeverisë lokale apo qendrore një plan për të rimëkëmbur ekonominë dhe jetën në këtë zonë por vazhdojnë të shohin shkretimin e kësaj zone. Buxheti 2020 është i fokusuar vetëm në dhënien e koncesioneve dhe tenderave që vazhdon të jetë kryefjala dhe ne fund të një vitit të kobshëm si ky që po mbyllim”,-shprehet Tabaku.

Sipas Tabakut, per të rimëkëmbur ekonominë qeveria duhet të largonte përqëndrimin e ekonomisë nga duart e pak bizeseve.

Fatkeqësisht edhe në kushtet e një situate si kjo e sotmja qeveria vazhdon të mendojë si të përfitojë nga PPP-të dhe tragjedia e qytetarëve. Buxheti 2020 nuk ofron asnjë shërbim shtesë dhe asnjë ndërhyrje në infrastrukturë përkundrazi vazhdon të plaçkisë edhe më shumë atë çka mblidhet me përdhunë nga taksat e rënduara.

Me planin e Partise Demokratike bizneset dhe qytetarët do të kenë taksa më të ulëta dhe mbi të gjitha më shumë investime në infrastrukturë. Ne i propozuam atyre ofertën tonë që kalon në pikat e thjeshta jo vetëm për rimëkëmbjen e zonave të prekura nga tërmeti. Oferta jonë ka ne baze një qeveri pranë qytetarëve dhe jo pranë oligarkëve, një politikë fiskale që stimulon konsumin dhe biznesin, një politikë rimëkëmbje për shqiptarët dhe për bizneset.

Ne do të luftojmë për një ekonomi në shërbim të qytearëve dhe jo një ekonomi në shërbim të oligarkëve dhe të atyre që mbajnë qeverinë me shiringa në pushtet. Beteja jonë për një ekonomi tregu do të nisë me ligjin anti-mafia dhe hetim të çdo kontrate abuzive PPP. Paratë e buxhetit që harxhohen për këto qoka do të kalojnë në shërbim të ekonomisë, qytetarëve dhe stimul për ekonominë.

Kombinati është sot zonë e harruar nga qeveria, si shumica e Shqipërisë, ndonëse mazhoranca e konsideron bastion të sajin ajo është zhdukur në ditët e hallit të kësaj zone. Bizneset janë të varfër dhe pa shpresë, i gjithë blloku po largohet ndërkohë që pjesa e mbetur ka frikë se qeveria do t’u prishë shtëpitë për të ndërtuar aty oligarkët. Buxheti 2020 nuk ka asnjë rresht dhe asnjë shifër për rindërtimin e kësaj zone, por ai do përdorë çdo burim ekonomik dhe taksat e qytetarëve për të pasuruar nje pakice. Ne do t’i japim fund përmes një politike më të ndershme fiskale dhe programit për të rindërtuar ekonominë, infrastrukturën, ringjallur besimin dhe rindërtuar Shqipërinë nga tërmeti 6 vjeçar që ka sjellë kryeministri Rama dhe kjo mazhorancë”,-thote ne reagimin e saj Tabaku.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY