Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“1850 ndërtesa në gjendje kritike”, BE ndihmon autoritetet shqiptare, shpall konferencën e donatorëve

14/12/2019
Humori i zi, batuta virale në whatsup për qeverinë dhe qentë e kërkimit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Inxhinierë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, me mbështetjen e Ekipit të Mbrojtjes Civile të BE-së, kanë vlerësuar 1.850 ndërtesa që janë identifikuar si kritike nga autoritetet shqiptare në 10 bashki të prekura.

Vlerësimi u përqendrua në përcaktimin e qendrueshmërisë strukturore të ndërtesave dhe të kuptuarit e shkallës së dëmtimit, në mënyrë që të planifikohet faza e rikuperimit. Ndërsa inxhinierët shqiptarë po i udhëheqin këto vlerësime, ekspertët ndërkombëtarë vazhdojnë të ndajnë njohuritë e tyre dhe të ndihmojnë aty ku është e nevojshme, deri në përfundimin e misionit të tyre.

Duke vizituar ekipet në terren, Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca tha: “Inxhinierët  ndërkombëtarë dhe ata shqiptarë po punojnë ngushtësit së bashku në zonat e prekura. Ka një angazhim mbresëlënës nga të gjithë inxhinierët në terren për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti. Inxhinierët ndërkombëtarë gjithashtu po trajnojnë intensivisht kolegët shqiptarë, duke u dhënë ekspertizën teknike përpara largimit të tyre.“

Udhëheqësit e BE-së diskutuan për situatën në Shqipëri: “Bashkimi Evropian është në solidaritet me Shqipërinë pas tërmetit të fundit. Këshilli Evropian mirëpret njoftimin e Komisionit për të ofruar ndihmë humanitare dhe për të organizuar një konferencë donatorësh.”

Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian, tha: “Ishte shumë mirë që ramë dakord të zhvillonim një konferencë donatorësh për Shqipërinë në Tiranë para fundit të janarit. Ishte shumë inkurajuese të shikoje menjëherë mbështetjen e të gjitha shteteve anëtare për të qenë krah njerëzve në Shqipëri, kryesisht edhe për të përgatitur rindërtimin në rajonin ku do të jetë e nevojshme. Do të ketë një periudhë të gjatë rindërtimi që do të jetë e nevojshme.”

Pas tërmetit me magnitudë 6.4, që goditi Shqipërinë më 26 nëntor, Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare dërguan menjëherë ekipe kërkim-shpëtimi, si dhe ndihma materiale.

Pas fazës së kërkim-shpëtimit, BE-ja ndihmoi për mobilizimin e inxhinierëve strukturorë nga Italia, Greqia, Kroacia, Qiproja dhe Franca për të vlerësuar dëmet. Vlerësimi i dëmit është bërë nga inxhinierë shqiptarë së bashku me 75 inxhinierë të huaj strukturorë, të cilët po punojnë ngushtësisht në ekipe të përbashkëta. Ekipi i Mbrojtjes Civile të BE-së do të mbetet në dispozicion për të ofruar mbështetje për inxhinierët shqiptarë deri në largimin e tyre të planifikuar në 20 dhjetor 2019.

Komisioneri i BE-së për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenar?i?, mbajti vizitën e tij të parë në terren si Koordinator i Evropës për Reagimin ndaj Emergjencave në Shqipëri në 5 dhjetor, një ditë pasi Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se BE-ja do ta mbështesë popullin shqiptar me 15 milion € pas tërmetit shkatërrimtar.

BE-ja ka ndarë gjithashtu 300.000 € në fonde të menjëhershme të emergjencës për t’u siguruar njerëzve të prekur strehim, ushqim dhe mbështetje psiko-sociale.

Pas një kërkese nga autoritetet shqiptare, një vlerësim i nevojave pas katastrofës (PDNA) është duke u përgatitur nga Bashkimi Evropian, Banka Botërore dhe Kombet e Bashkuara.

//DRONI.al/

Tags: bashkimi evropianBEndihmashqiperiatermeti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.