Policia blindon kryeqytetin për derbin Partizani-Tirana, rrugët që bllokohen

Policia blindon kryeqytetin për derbin Partizani-Tirana, rrugët që bllokohen

159
0
Shares

Policia e shtetit ke bere me dije masat  për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë ndeshjes sportive “Derbi” që do zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.

Masat e marra nga Policia e Tiranës konsistojnë në sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, në të gjithë territoret jashtë stadiumit dhe në të gjitha rrugëkalimet. Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimin e qarkullimit të mjeteve nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit, në segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara:
• Sheshi “Nënë Tereza”;
• Pjesë të segmentit të rrugës “Lek Dukagjini”;
• Rruga “Dervish Hima”;
• Përreth stadiumit “Air Albania” ;
• Do të kufizohen rrugëkalimet gjatë kohës së kalimit të tifozëve të Partizanit dhe Tiranës.

Po kështu kërkon mirëkuptimin e tifozëve të Sport Klub Partizanit dhe Sport Klub Tirana që të zbatojë kërkesat e mëposhtme:

1. Tifozët e Sport Klub Partizanit do të grumbullohen tek 21 Dhjetori dhe do të kalojnë në itinerarin për tek stadiumi “Air Albania” nga:
• 21 Dhjetori;
•ura “Vasil Shanto”;
•kryqëzimi i rrugës “Komuna e Parisit”,
• rruga “Sulejman Delvina”;
• Libri Univeristar;
• Presidenca drejt për tek COIN;
• Hyrjet tek tribuna N dhe E të stadiumit dhe anasjelltas;

2. Tifozët e Klub Sport Tirana do të grumbullohen te Teatri i Kukullave dhe do të kalojnë në itinerarin për tek stadiumi “Air Albania” nga;
• Ministria e Brendshme, Pedonalja;
•rruga “Xhorxh Bush”;
•Ura e Elbasanit, rruga e “Elbasanit”;
• Ambasada e SHBA-së;
• Kthim në rrugën “Dervish Hima;
• Kthim në rrugën “Sheh Ahmet Pazari”;
• Tribuna “S” dhe kthim anasjelltas;

Policia garanton dhe siguron lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve jashtë itinerarit të caktuar.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive në zbatimin e detyrimeve të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura në oraret e caktuara.

Do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve para hyrjes në stadium për sende të kundërligjshme (si armë apo lëndë piroteknike etj ). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi. Nuk do të lejohen të futen në stadium fëmijët nën moshën 16 vjeç, pa praninë e prindërit apo kujdestarit.

Policia bën me dije se në rastet e prishjes së rendit dhe qetësisë publike do të ndërhyjë në ambientet e brendshme të stadiumit për rivendosjen e rendit dhe shoqërimin e shkelësve të ligjit në ambientet e Policisë për procedim penal apo administrativ. Ndaj shkelësve do të zbatohen me korrektësi dhe përgjegjësi kërkesat e akteve ligjore në fuqi”,-njofton policia.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY