Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Një kambanë alarmi dhe rreziku për shumëkatëshet mbi kënetën e Shëngjinit

13/12/2019
Një kambanë alarmi dhe rreziku për shumëkatëshet mbi kënetën e Shëngjinit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zona Lezhë -Ulqin përgjatë gjithë bregdetit është me sizmicitetin më të lartë në vend me një magnitude maksimale 7.0 sipas hartave të mikrozonimit  që kanë hartuar profesorët e sizmiologjisë, Prof.Dr.Eduard Sulstarova, Prof.Dr.Shyqyri Aliaj, Prof.Dr.Siasi Koçiu dhe Prof.Dr.Betim Muço. Në rast tërmeti zona mund të pësojë dëmtime katastrofale për shkak se, është në nivelin e detit me një truall tërësisht ujor.

Edhe pse tashmë gjendja dihet, bregdeti i Shëngjinit madje edhe këneta pranë saj po mbushet me shpejtësi me pallate shumëkatëshe.

Me poshtë në hartat bashkëngjitur, shihet qartë se në hyrje të qytetit të Shëngjinit gjendet këneta e Kënallës, e cila shtrihet nga bregu i detit deri në kufi të rrugës që lidh qytetin aksin kombëtar. Këneta, e cila është sot është mbushur me ujë, muaj pas muaji po mbushet me gurë dhe inerte dhe mbi të po ndërtohen pallate shumëkatëshe.

Deri para pak viteve këneta e Shëngjinit ishte një zonë e pashfrytëzuar dhe e mbushur me pisha, por sot zona ka ndryshuar kryekëput me ndërtesa të larta dhe të ngjeshur njësoj si në zonën e Golemit.

Zona e Shëngjinit po merr një zhvillim urban të frikshëm vit pas viti, teksa urbanistët dhe sizmologët pohojnë se cilësia e trojeve në këtë zonë është shumë më e keqe se në Golem. Për shkak se qyteti është nën nivelin e detit dhe trualli është shumë i lëngëzuar.

Në këto zona edhe sasia e hekurit nuk është e mjaftueshme për të siguruar anën sizmike, pasi hekurat në themele amortizohen shumë shpejt nga sasia e lartë e ujërave.  Çeliku dhe betoni në këto zona duhet të jenë të një cilësie shumë të lartë pohojnë inxhinierët dhe ndërtesat duhet të jenë me mbrojtje të lartë sizmike.

Urbanistët kanë pohuar se në Lezhë para viteve 1990 nuk lejoheshin ndërtesa më shumë se 4 kate, ndërsa në disa zonë brenda qytetit ku sot  janë ngritur pallte mbi 15 kate nuk lejoheshin fare ndërtime.

Por, në Shqipëri sëmundja e harresës është kthyer në kronike. Pas dy ditësh në qendër të Durrësit, edhe pse kolonat e një karabinaje të re janë dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, punëtoret vijojnë të hedhin beton për të ngritur katin e shtatë./MONITOR

Tags: rrezikushengjintermeti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.