Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Scapegoat”, Ish-ministri jep një sqarim të veçantë: Të akuzosh dikë tjetër për ato që bën vetë

11/12/2019
Paketa Antishpifje e Edi Ramës, Manjani: “Kush flet, gënjeshtari numër një”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-ministri Ylli Manjani ka komentuar zhvillimet e fundit, duke e cilësuar kryeministrin ironikisht si me te pafajshëm, duke ua lënë fajet të gjithëve të tjerë referuar ketu denoncimeve të fundit dhe skandaleve qe qeveria është përfshirë.

Termi sipas Manjanit eshte “scapegoat”, ose ne shqip ‘kurban’ dhe Manjani rendit rastet kur kryeministri ka deleguar fajin ne vende të tjera.

“Scapegoat” – dmth të akuzosh dikë tjetër për ato që bën vetë. Në shqip fjala e përafërt është Kurban. Psh, kur e akuzojnë se po fut në treg kompani ruse me lidhje të forta politike, “fajtor” del Lulzim Basha se medemek paska pranuar donacione Ruse.

Kur e akuzojnë se kanabizoi vendin, “fajtor” shpallet Berisha, opozita dhe Lazarati. I thonë që ka shkërrmoqur Kushtetutën dhe Institucionet e shtetit, “fajtor” shpallet Ilir Meta. Godet ashpër mendimin dhe fjalën e lirë, por “fajin” e ka gjithmonë ai që flet.

Kapet në flagrancë duke drejtuar operacionin e vjedhjes së votave, “fajtor” shpallet BILD në bashkëpunim me Basir Çollakun e ndonjë prokuror… Kapet ngushtë kur i dalin pislleqet e drogës, por “fajin” e ka Sajmiri dhe Fatmiri.

Ministri i Brendshëm e çon në qeli me dorën e tij të vëllanë, por “fajin” e ka Salianji. U kap gafil me tërmetet e vjeshtë-dimrit, por “fajin” e kanë mediat, facebook-sat dhe, sigurisht qentë. Bie tërmet, por “fajin” e ka Ilir Meta.

Njerëzit i ankohen se u janë çarë muret, por “fajin” e ka madje edhe vetë Erioni që nuk e ka lyer shkallën vetë me dorën e tij. I sulmon shumë ashpër prokurorët e gjykatësit i quan KÇK dhe bën dhe ligje për ti sunduar me policë, por prapë “fajin” e ka Lulzim Basha.

Ka pa fund raste të tilla që tregojnë se si Kryeministri mbrohet duke sulmuar të tjerët. Sigmud Freud e pikasi këtë taktikë mbrojtje tek pacientët e tij… Vetëm Ai s’ka faj! ‘Kurbani’ është libri më famëkeq e më i palexuar që po përjeton vendi”,-shkruan Manjani.

//DRONI.al/

Tags: komentmanjaniqeveriaRama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Meta emëron 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, KLGJ mban në sirtar edhe një tjetër kandidat Darjel Sinën

Meta reagon pas vendimit të GJKKO: Hetim me regji, gjykim me risi

18/03/2026
Pas tërmetit ndryshon dhe projektbuxheti i vitit 2020, përfshihet dhe fondi i rindërtimit në buxhet

SPAK mbyll hetimet ndaj Arben Ahmetaj, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri

18/03/2026
KRASNIQI/ Hiqet nga Google Play aplikacioni “Kanali im”, transmetonte në mënyrë të paligjshme kanale shqiptare

KRASNIQI/ Hiqet nga Google Play aplikacioni “Kanali im”, transmetonte në mënyrë të paligjshme kanale shqiptare

18/03/2026
Opozita takime në Bundestag me zv. Kryetaren e grupit parlamentar të CDU: Lufta kundër korrupsionit mbetet sfida kryesore

Opozita takime në Bundestag me zv. Kryetaren e grupit parlamentar të CDU: Lufta kundër korrupsionit mbetet sfida kryesore

18/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Meta emëron 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, KLGJ mban në sirtar edhe një tjetër kandidat Darjel Sinën

Meta reagon pas vendimit të GJKKO: Hetim me regji, gjykim me risi

18/03/2026
Pas tërmetit ndryshon dhe projektbuxheti i vitit 2020, përfshihet dhe fondi i rindërtimit në buxhet

SPAK mbyll hetimet ndaj Arben Ahmetaj, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri

18/03/2026
KRASNIQI/ Hiqet nga Google Play aplikacioni “Kanali im”, transmetonte në mënyrë të paligjshme kanale shqiptare

KRASNIQI/ Hiqet nga Google Play aplikacioni “Kanali im”, transmetonte në mënyrë të paligjshme kanale shqiptare

18/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.