Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Mbetën në bisht të situatës”, Vasili: Qeveria të heqë dorë nga presioni mbi procesin e vlerësimit

11/12/2019
FOTO/Ja si funksionon ‘Pakti për Universitetin, punë në shtet fitojnë ish-punonjësit e Kryeministrisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ngre dyshime të forta mbi verifikimin e ndërtesave pas tërmeteve të 21 shtatorit dhe 26 nëntorit. Në një postim në “Facebook”, Vasili e krahason verifikimin dhe dyshimet mbi dëmtimet me dyshimet dhe diagnozën e një mjeku.

Sipas tij, qoftë edhe një dyshim më shumë dhe verifikimi i tij gjer në fund është një mbrojtje më shumë për qytetarët dhe garanci për ato ambiente ku ata jetojnë apo frekuentojnë.

“Më mirë një dyshim më shumë se sa një miratim i përciptë vrastar!! Termetet e 21 shtatorit dhe 26 nëntorit ishin një sprovë tepër e dhimbshme për qytetarët dhe një sfidë e humbur keqas për qeverinë. Qeveria u tregua tërësisht e paaftë, e ç’organizuar dhe si peng i dimensionit vetëm propagandistik të saj, ajo mbeti në bisht të situatës.

Por sot qytetarët kërkojnë më fort se kurrë nga qeveria përgjigje konkrete, profesionale dhe garantuese lidhur me banesat e tyre dhe veçanërisht me objektet e përdorimit masiv si shkolla, spitale, kopshte, çerdhe, godina universitetesh, hotele, salla kuluturore etj.

Shpesh ç’organizimi i qeverisë dhe demagogjia e saj për gjoja marrjen e situatës nën kontroll ka bërë që në terren të shfaqet një papergjshmeri me potencial vrastar.

Pa asnjë diskutim një sjellje e tillë e papërgjegjshme sjell një rrezikshmëri tepër të lartë për jetën e njerëzve dhe i streson ata akoma më shumë në një moment kur ata kanë nevojë më shumë se kurrë për qetësi.

Sot një dyshim më shumë dhe verifikimi i tij deri në fund është shumë më pozitive dhe parandaluese e dramave të mundshme për njerëzit se sa një verifikim i përciptë pseudooptimist, që u rrezikon jetën qytetarëve.

Logjika e dyshimit të fortë gjatë verifikimit inxhinierik të strukturave ndërtimore është e vetmja logjike e shëndetshme për garantimin e sigurisë së tyre. Verifikimi inxhinierik është praktikisht diagnoza e shëndetit të ndërtesës dhe si çdo diagnozë kërkon kohe dhe instrumente teknike të besueshëm dhe profesionalë.
Ashtu siç nuk ka dy të sëmurë të njëllojtë po ashtu nuk ka dy ndërtesa të njëjta.

Pasi çdo ndërtesë ka historinë e saj, që është e ndryshme nga çdo ndërtesë tjetër, ndaj edhe diagnoza e saktë e shëndetit të ndërtesës nuk është aspak e lehtë.

Ashtu si në mjekësi ku dyshimi udhëheq diagnozën dhe mbron shëndetin e njerëzve, pasi moskonstatimi i një sëmundjeje të fshehur mund të marrë jetën e një të sëmuri.
Po ashtu edhe verifikimi i ndërtesave nëse nuk verifikon çdo dyshim, nëse nuk zbulon deri në fund dëmtimet, shkallën e këtyre dëmtimeve dhe rolin e tyre në sigurinë e ndërtesës, mund të jetë pastaj me pasoja vrastare për njerëzit.

Ndaj qeveria duhet të heqë dorë nga presioni politik dhe propagandistik mbi procesin teknik të verifikimit të ndërtesave. Sjelljet imponuese, arrogante dhe të rrezikshme të kryeministrit e ministrave paditur dhe mediokër të tij duhet të marrin fund. Qytetarët kërkojnë siguri dhe garanci të besueshme.

Ndaj qoftë edhe një dyshim më shumë dhe verifikimi i tij gjer në fund është një mbrojtje më shumë për qytetarët dhe garanci për ato ambiente ku ata jetojnë apo frekuentojnë. Ndërsa një ekspertizë sipërfaqësore e imponuar, që nuk shteron çdo paqartësi dhe peng i propagandës qeveritare është thjesht rrezik më shumë dhe një garanci më pak për jetën e qytetarëve.

Shihni edhe akte verifikimi kontradiktore që nuk kane kursyer as shkollat si psh. “Emin Duraku”, “Faik Konica” në Tiranë”,-shkruan Vasili.

/DRONI.al/

Tags: LSIqeveriareagimiteknikVasilivleresimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.