Grindja mes shqiptarësh, qëllohet me plumb në kokë 27 vjecari

Grindja mes shqiptarësh, qëllohet me plumb në kokë 27 vjecari

135
0
Shares

Një shqiptar qëlloi me armë zjarri një bashkatdhetarin e tij në shtetinj fqinj në Itali. Ngjarja ndodhi natën e së hënës në Frosinone përpara një lokali, në këtë qytet.

“Ilmessaggero” shkruan se shqiptarët patën një grindje të dhunshme midis tyre. Më pas një 37-vjeçar u largua për një kohë të shkurtër dhe u rikthye me një armë.

Në momentin që 27-vjeçari po hynte në makinë, ai e qëlloi me pistoletë në kokë, duke e lënë të plagosur, por në gjendje të rëndë.

Të dy shqiptarët janë banues në Frosinone dhe të dy posedojnë një leje qëndrimi në territorin italian.

Burri i plagosur u transferua në Poliklinikën “Umberto I” në Romë, ku iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal, i cili i ka bërë të mundur nxjerrjen e plumbit nga kafka. Aktualisht gjendja e tij shëndetësore nuk dihet.

Vetë 37-vjeçari është paraqitur vullnetarisht në komisariat. Pistoleta me të cilën qëlloi 27-vjeçarin, ishte e vjedhur më 8 dhjetor në Ceccano.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY