Durrës, Bylykbashi:Ka imformacione se janë zhdukur dosjet e lejeve të ndërtimit

Durrës, Bylykbashi:Ka imformacione se janë zhdukur dosjet e lejeve të ndërtimit

88
0
Shares

Ish-deputeti demokrat i Durrësit, Oerd Bylykbashi, gjatë një bisede në studion e gazetares Mirela Milori, hodhi dyshime, referuar informaconeve që vijnë, se dosjet e lejeve të ndërtimit në Durrës dhe jo vetëm, janë zhdukur. Ndërkohë që sipas tij, hetimi i është besuar prokurorëve afër partisë.

“Informacioni që na vjen ne përveçse janë zhdukur dosjet e lejeve të ndërtimit, na vjen edhe që në këto grupe prokurorësh për këto çështje janë përzgjedhur prokuororë në mënyrë që të jenë sa më afër partisë. Sigurisht që mund të jenë kontrubut i zonjës Marku dhe të shohim çdo bëjë prokurori i ri.  Është detyrë e Prokurorit të Përgjithshëm që të sqarojë”, – u shpreh për ABC News, Bylykbashi.

Ish-deputeti tha se Rama po tenton të krijojë një grup të ri kulakësh në rradhët e ndërtuesve, një grup që ta godasë. Por sipas tij çeshtja e ndërtimve në Durrës kërkon proces të kujdesshëm.

“Edi Rama po krijon grupin e ri që duhet goditur, kulakët e rinj që janë ndërtuesit. Një pjesë e tyre kanë përgjegjësi. Kjo kërkon një proces të kujdesshëm. Kryeministri ka për detyrë të ndërhyjë menjëhrë. Nuk duhet të priste që kryetari i opozitës të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme sepse kishte hallin e buxhetit”, – u shpreh ai.
Pyetjes së gazetares Milori, nëse një takim Rama-Basha ndihmon në këtë situatë, Bylykbashi iu përgjigj:
“Ne ia kemi thënë në sy, në publik dhe i kemi dhënë idetë. Pasi ia kemi thënë se si të zgjidhë situatën ajo tryezë çfarë do të bëjë. Do qeverisë ndonëjherë ky kryeministër?”,

Gjatë bisedës në studio, Bylykbashi komentoi edhe pretencën e prokurorisë për ish-deputetin Ervin Salianji.
“Kjo është një kronikë e paralajmëruar që të çon te goditja e opozitës. Edhe që dy prokurorët ishte në mendje të dryshme për dënimin, një lojë e prokurorisë.  Ministri i Rendit akuzohet se vëllai i tij të mos ekstradohej në Itali. Po të mos kishte ngritur zërin opozita ai do ishte nëpër Tiranë dhe Vlorë.”
A ka opozita të tjera fakte apo përgjime për qeverinë dhe maxhorancën?! Për Bylykbashin ato që janë bërë publike duhet të kishin çuar në burg peshqit e mëdhenj.
” Këtu çështja është se meqë u dëgjuan këto,  të dëgjojmë të tjera. Ato që janë duhet të çojnë në burg peshqit e  mëdhenj. Dy vjet përkohshmëria e Arta Markut… Ne e kemi thënë Edi Rama do të përzgjedhëë një prokuror që do mbyllë dosje dhe kështu ndodhi”, – u shpreh ish deputeti Oerd Bylykbashi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY