Horoskopi, 10 dhjetor 2019/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Horoskopi, 10 dhjetor 2019/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

140
0
Shares

Dashi

Do jeni shume përtacë gjate kësaj dite dhe do e lini rutinën ne çift t’iu pushtoje, Kjo ne fakt mund te jete aq e dëmshme saqë ju as nuk e kishit menduar. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër sidomos ne orët e mesditës. Do ketë shume persona qe do i vrojtojnë. Financat do mbeten ne te njëjtën gjendje qe kane qene edhe kohe me pare. Ruajeni qëndrueshmërinë.

Demi

Priten disa ndryshime te vogla gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Me ne fund do e kuptoni se edhe ju keni gabuar diku dhe do gjeni një mënyrë te veçante për te kërkuar falje. Beqaret ka rrezik te bien ne dashuri me persona me te vegjël se vetja dhe jo shume te pjekur. Te ardhurat do i menaxhoni me më tepër maturi se kurrë me pare.

Binjaket

Periudha e debateve dhe konflikteve ne çift do përfundojë sot. Atmosfera do ngrohet mjaft dhe çdo gjë do vendoset ne vendin e duhur. Beqaret do mahniten dhe do drithërohen nga një person qe do i ftoje për te dale. Gjithsesi gjerat duhen marre shtruar. Ne planin financiar fati do jete me ta. Do dine ti bëjnë mire llogarite qe situata te mbetet e qëndrueshme.

Gaforrja

Paqja dhe harmonia do mbizotërojë sot ne jetën tuaj ne çift. Do ndiheni mire pranë personit qe dashuroni dhe do doni te kaloni sa me shume kohe pranë tij. Beqaret do kenë te tjera synime ne jete dhe nuk do e mbajnë mendjen tek dashuria. Te ardhurat fatmirësisht do jene goxha te mira. Do keni mundësi te kryeni edhe disa investime te nevojshme.

Luani

Do keni disa divergjenca me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe kjo do ju mërzitë tej mase. Do i kuptoni gabimet, por nuk do e ulni hundën dhe te kërkoni falje. Beqaret duhet t’i shprehin ato qe ndjenje dhe jo t’i mbajnë për vete. Vetëm ne këtë mënyrë do mund ta ndryshojnë jetën. Financiarisht do përballeni me momente te vështira. Kujdes!

Virgjeresha

Mos ëndërroni me shume sesa duhet sot ne jetën tuaj ne çift sepse realiteti mund t’iu duket edhe me i hidhur sesa mendonit. Beqaret nuk do i pëlqejnë aspak personat qe do i joshin dhe ne këtë mënyrë do ngelen serish vetëm. Gjendja e financave do varet tërësisht nga gjendja juaj. Po e tepruat me shpenzimet do keni goxha vështirësi. Ne te kundërt situata do jete e qete.

Peshorja

Merkuri ka mundësi ta turbulloje paksa jetën tuaj ne çift. Do reagoni ashpër pas çdo kritike qe do iu beje partneri dhe nuk do keni durim te dëgjoni shfajësimet e tij. Beqaret do njihen me persona te shumte gjate një mbledhjeje, mirëpo nuk do jene gati për te hedhur hapa me tej. Sido qe te jete gjendja juaj financiare nuk duhet te merrni para hua.

Akrepi

Do kaloni një dite te mrekullueshme sot pranë atij qe dashuroni. Ai do ua shpjegoje me detaje se perse kohet e fundit nuk iu ka kushtuar aq shume vëmendje sa ju do dëshironit. Beqaret ka rrezik te nxitohen dhe te bëjnë gabime sot. Te ardhurat do kenë përmirësime progresive. Po vazhduat kështu shume shpejt do keni rritje te ndjeshme.

Shigjetari

Do jeni me nerva gjate gjithë kësaj dite dhe gjerat mes jush dhe partnerit nuk do ecin shume mire. Mund te ketë edhe ndonjë debat te forte për shkak te impulsivitetit. Beqaret nuk duhet te joshin cilindo qe do iu dale përpara sepse mund te zhgënjehen e te lëndohen me vone. Financat nuk do jene aspak te këqija, përkundrazi mund te ketë edhe ndonjë përmirësim.

Bricjapi

Për njëherë te vetme do e merrni me seriozisht te ardhmen tuaj ne çift dhe do mundoheni te bëni zgjedhjet e duhura. Planetët fatmirësisht do iu gjenden pranë. Beqaret do kenë disa takime jo shume interesante. Edhe pse nuk do e ndryshojnë statusit, te paktën nuk do qëndrojnë mbyllur ne shpi duke menduar. Te ardhurat do i mbroni me çdo kusht.

Ujori

Venusi do jete i pozicionuar keq sot ne jetën tuaj ne çift. Ai do nxite debatet e njëpasnjëshme te cilat do ua prishin gjithë ambientin. As beqaret nuk do kenë një dite me fat kështu qe do ngelen serish vetëm. Nuk ka ardhur ende koha për dashuritë e mëdha. Financat mund ti stabilizoni me pak mençuri dhe maturi. kërkoni ndihme po nuk mundet.

Peshqit

Gjate gjithë ditës do kaloni çaste te pafundme lumturie pranë atij qe dashuroni. Gjithçka do ndryshoje si me magji ne jetën tuaj ne çift dhe do iu duket si një ëndërr. Beqaret do kenë ndjenja kontradiktore dhe nuk do dine çfarë te bëjnë. Me mire qëndroni edhe sot ashtu si jeni. Financat do jene te stabilizuara dhe aspak problematike. Me ne fund!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY