Lezha dhe Durrësi miratojnë paratë dhe listat për të dëmtuarit

Lezha dhe Durrësi miratojnë paratë dhe listat për të dëmtuarit

325
0
Shares

Lezha dhe Durrësi janë dy bashkitë e para që kanë miratuar listën e përfituesve dhe masën e parave që do të shpenzohen për të dëmtuarit nga tërmeti.

Durrësi:

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar listën me 660 familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, të cilat përfitojnë subvencionim qiraje.

Vendimi është marrë në mbledhjen urgjente të këshillit, që kishte vetëm një pikë në rendin e ditës: miratimin e listës paraprake të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, të cilat do të përfitojnë nga subvencionimi i qirasë.

Mbledhja votoi në mënyrë unanime bonusi i qirasë për 660 familjet e para që kanë aplikuar pranë bashkisë Durrësit, pas dëmtimit të banesave nga tërmeti katastrofik. Ndërkohë, vlera e pagesës së qirasë mujore do të jetë në varësi të madhësisë së familjes, tipit të banesës.

Zëvendëskryetari i Bashkisë, Florian Tahiri, shpjegoi edhe rrugën që familjet e pastreha duhet të ndjekin për të përfituar këtë bonus.

Kjo është vetëm lista paraprake, pasi tërmeti i 26 nëntorit la pa strehë me mijëra familje në Bashkinë e Durrësit dhe jo vetëm.

Lezha:

Këshilli Bashkiak i Bashkisë së Lezhës ka miratuar pagesën e plotë të qirasë për të gjitha familjet e prekura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Pagesa do të bëhet sipas vlerës së tregut.

Këshilli Bashkiak i Lezhës vendosi:
1. Përfitojnë pagesën e plotë të qirasë për një periudhë 1-vjeçare, sipas vlerës së tregut të lirë, të gjitha familjet, banesat e të cilave janë dëmtuar si rezultat i tërmetit të datës 26.11.2019 dhe nga akt konstatimet e hartuara nga grupet e inxhinierëve të inspektimit është arritur në konkluzionet për evakuimin e tyre nga këto banesa.

2.Vlera e pagesës së qirasë mujore është në masën 100% të vlerës së qirasë, sipas përcaktimit të bërë në pikën 3 të këtij vendimi.

3. Vlera e pagesës së apartamentit është sipas vlerës së qirasë së tregut të lirë sipas strukturave përkatëse të apartamenteve:
a) Qiraja për strukturën e apartamentit për 1+1 është 10.000 lekë
b) Qiraja për strukturën e apartamentit për 2+1 është 14.000 lekë
c) Qiraja për strukturën e apartamentit për 3+1 është 18.000 lekë

Familjet që aplikojnë për përfitimin e pagesës së qirasë sipas këtij vendimi duhet të depozitojnë pranë Zyrës së një ndalesë në Bashkinë e Lezhës, dokumentacionin:
a) Formularin e aplikimit, i cili gjendet pranë Bashkisë Lezhë sipas formatit të bashkëlidhur të këtij vendimi
b) Akti i konstatimit të gjendjes fizike të objektit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY