EMRI/Vrau biznesmenin në Vlorë, ekstradohet nga Italia 32-vjeçari

EMRI/Vrau biznesmenin në Vlorë, ekstradohet nga Italia 32-vjeçari

138
0
Shares

Ekstradohet nga Italia, Ergest Avdiu, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Vasil Dervishaj në qershor të vitit të kaluar në Vlorë.

Nga Z.Q.K Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Milano, Itali, i shtetasit shqiptar Ergest Avdiu alias A. M., 32 vjeç, lindur në Memaliaj.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi Ergest Avdiu dyshohet se është autori i ngjarjes së ndodhur në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi Vasil Dervishaj.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY