Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Braçe mbron Dakon: 6 pallatet e shembura nuk janë të kohës së tij

07/12/2019
Braçe mbron Dakon: 6 pallatet e shembura nuk janë të kohës së tij
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zv/Kryeministri, Erion Braçe mori në mbrojtje ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako që drejtoi këtë qytet 12 vitet e fundit, kur u dhanë leje të shumta ndërtimi.

I ftuar në emisionin “Provokacija” të Mustafa Nanos, në Abc News, Braçe tha se për 6 pallatet e shembura në Durrës nuk është përgjegjës Vangjush Dako. “Prokuroria të shkojë të marrë lejet e ndërtimit. Aty i ka! Të bëhen verifikimet sepse pallatet e shembura në Durrës dhe në Thumanë ishin ndërtuar në kohën e komunizmit dhe në vitet ’93-’94”.

Nano: Pse ishte Thumana më e goditura?

Braçe: Ka qenë zonë kënetore dhe ndërtimet kanë qenë shumë të dobëta. Ajo është një zonë rurale edhe pse është pjesë e bashkisë së Krujës. Aty janë njerëz të dërguar kryesisht nga regjimi i Enver Hoxhës. Pra janë çuar për krah pune. Cilësia e pallateve në Thumanë është mizerabël. Ato që sollën viktimat më të shumta ishin ndërtesat e kohës së komunizmit.

Nano: Po në Durrës?

Braçe: Pra janë dy kategori ndërtesash që janë rrëzuar: 1 – të kohës së Enverit, 2- të viteve 1993-1994. Në Durrës për shembull është rrëzuar një pallat i ndërtuar në ’93.

Nano: Po e theksoni vitin ’93, kush është përgjegjës?

Braçe: Duhet ta thonë dy organe…

Nano: Se njerëzit e njohin si “Durrësi i Dakos”, është si legjendë urbane kjo

Braçe? Po legjendë mediatike se kështu nis kjo dhe përfundon si perceptim popullor.

Unë s’kam pse ta mbroj por ato gjashtë objekte që u shemben s’janë të kohës së Dakos.

Çdo leje që ka lëshuar nga Bashkia e Durrësit të verifikohet një për një, kushdo që i ka dhënë Lefter Koka dhe Vangjush Dako.

Prokuroria dhe gjykata të bëjnë punën e tyre, dhe të hetojnë se pse u rrëzuan objektet dhe kush është përgjegjës. Hotel “Lubjana” psh nuk është dhënë me leje nga Dako. “Miramare” dhe “Palmat” janë lejet e ndërtimit aty, edhe këto të hetohen… Edhe pallati i vitit ’93-’94 ku humbi jetën edhe një koleg i joni, ish-deputet le të hetohet se kush dhe si e dha lejen.Prokuroria të nxitojë ta bëjë këtë proces./Abcnews.al

Tags: Braçedakombrojtjanano

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.