Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Thirrja e mjekut për Ramën: Anulo koncesionin abuziv të sterilizimit, që të ndërtosh 500 banesa të reja

06/12/2019
Thirrja e mjekut për Ramën: Anulo koncesionin abuziv të sterilizimit, që të ndërtosh 500 banesa të reja
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mjeku urolog Artan Koni ka replikuar sot me kryeministrin Edi Rama,përmes një video në facebook, lidhur me koncensionin e sterilizimit.

Ndërsa e konsideron këtë një koncesion abuziv, Koni thotë se me anulimin e tij, i cili nuk ka ndryshuar asgjë në spitale, mund të ndërtohet së paku 500 shtëpi për banorët e prekur nga tërmeti.

“Dëgjova sot në mëngjes kryeministrin teksa ndër të tjera refuzoi të anulonte koncesionin abuzim të sterilizimit me argumentin se nuk mund t’i lëmë nënat dhe gratë shtatzëna me gërshërë dhe thika nga shtëpia apo të marrin infeksione nëpër spitale. Si mjek, si taksapagues, por edhe si një ndër personat që e kam denoncuar edhe më parë këtë koncension skandaloz më lind detyra sot të bëj një replikë me të parin e qeverisë sepse mesa duket qenka i painformuar mirë nga punët e qeverisë së tij.

Pra, procesi në përgjithësi nuk ka ndryshuar pas koncensionit dhe as nuk do të ndryshojë nëse ky koncesion do të anulohet. E vetmja gjë që ka ndryshuar janë kostot ekonomike. Psh, dje kosto e setit kirurgjikal na kushtonte vetëm 2.4 euro dhe operacionet bëheshin përbukuri, sot pas koncesionit ne paguajmë mesatarisht 190 euro për set kirurgjikal. Pra pagujamë 80 herë më shumë për të marrë pak a shumë të njëjtin shërbim. Nëse do i shohim me shifra vjetore, ne shpenzojmë sot rreth 19 mln euro më shumë në vit para, të cilat shkojnë në xhepin e kompanisë koncensionare për një shërbim që fare mirë mund ta bënte spitali.

Vjet, psh spitali u detyrua të shtrëngonin operacionet, duke shtyre ato të planikuarua sepse Ministria e Shëndetësisë nuk ia dilte dot të paguante koncesionarin ngaqë u tejkalua numri i operacioneve dhe nga 16 mln euro të planifikuara për koncesionin shifra u afrua gati në 20 mln euro.

Jemi interesuar këto ditë dhe duke marrë kostot e sterilizimit në disa vende të tjera dhe na ka rezultuar se në Gjermani, kosto është rreth 80 cent për set kirurgjikal dhe në Turqi është rreth 1 euro për set. Pra, ne vendi më i varfër në Europë, paguajmë 250 herë më shumë se Gjermania apo 190 herë më shumë se Turqia.

Nuk e di për ju kryeministër por mua kjo shifër më duket shumë abuzuese, e duke qenë se e njoh mirë shëndetësinë, ju them që ky koncension është abuziv, lë dyshimin për një aferë të madhe korruptive dhe ju kërkoj ta anuloni.

Duke anuluar këtë koncesion, përfitojmë rreth 16 mln euro në vit, apo në total 160 mln euro, lekë të cilat do të dilnin për të strehuar 500 familje që kanë humbur shtëpitë,– thotë mjeku.

//DRONI.al/

Tags: apeliartan koniMJEKURamatermeti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.