“Tërmeti e zgjidhi problemin”, Fuga: Tani vuuu ndërtimet, ndërtuesi thotë ‘Na doli...

“Tërmeti e zgjidhi problemin”, Fuga: Tani vuuu ndërtimet, ndërtuesi thotë ‘Na doli fati’

84
0
Shares

Nga Artan  Fuga

Tërmeti dhe industria e ndërtimit
———————-

Cfarë fitimesh do të kenë tani kompanitë e ndërtimit!!!

Dy gjera i pengonin.

E para: Njerëzit nuk kishin lekë për të blerë apartamentet e ndërtuara dhe e dyta nuk kishte hapësira të mjaftueshme ndërtimi.

Tani vuuuuuu!

Tërmeti e zgjidhi problemin.

Industrisë të ndërtimit i doli fati!

Lekët erdhën dhe do të vijnë nga kontrributet speciale, nga buxheti, nga ndihmat, etj.

Spastrimin e ndërtesave të vjetra e bëri tërmeti.

Sa të negociohej me banorët jo ashtu jo kështu, jo dalim jo nuk dalim, jo ku do të strehohen jo ku nuk do të strehohen banorët nëse në vend të të të vjetrave bëhen ndërtesa të reja, tërmeti e zgjidhi problemin me një të rënë të dorës!!!

Faaaap! Hapi pa fund terrene.

Hajde terrrrrmet hajde!

Tani mjafton një krisje në pallat, vuuup hidhet në erë dhe hapen vende plot për ndërtim.

Nuk doniiiiii? Mirë po kini mendjen se do t’u zejë brenda dhe ne nuk mbajmë asnjë përgjegjësi pastaj!

Jo mos prishja, por prishjae ndërtesave është politika e duhur! – Do të thoshte ndonjë skile e zgjuar!

Fatkeqësia për disa është fatmirësi në drejtime të tjera për të tjerë!

Po mos shkaktoheshin të vrarë?!

Për disa tërmetet do të ishin bekim i Zotit për biznes!

Ndërto, prishu, përsëri ndërto përsëri! Ohoho! Mrekulli. Gjithë kanceri i industrisë është se e ngop konsumatorin dhe i prish tregun vetvetes. Me tërmetin edhe kjo u zgjidh. Konsumatori është tani gjithmonë i uritur.

A nuk i dha hov të paparë ekonomisë shkatërrimi në Europë gjatë Luftës së dytë botërore?

Shkatërrimi është krijues – thotë dikush!

Ca kohë në hotele me pesë yje banorët dhe ec përpara!

Na doli fati edhe neve të industrisë hoteliere. Nuk kishim turistë gjatë dimrit. Tërmeti na i solli. Bëjmë edhe ne pak derman.

E kthejnë fatkeqësinë në forcë! – sipas sloganit të vjetër komunist!

Shqiptari më i fortë se tërmetet!

Puna është se ne na duhet një model tjetër urban! Nuk duhet të përsërisim të njejtat gabime duke ndërtuar qendra urbane të superpopulluara. Po na vdes qyteti i bllokuar. Po na merr frymën! Po na kancerigjon! Po biem cip më cip mbi njeri tjetrin.

E eeee mirë , fol ti fol!

Ne gjetëm për 20 vjetët e ardhshëm truaje të reja për ndërtim!

Atje ku ishin zënë tashmë. Atje do të ndêrtojmë përsëri, ose pak më tutje.

Ajo që ishte kanceri i industrisë të ndërtimit dhe i pushtetit lokal, ajo që po e mbështillte lakun në fyt ekonomisë u zgjidh.

E zgjidhi tërmeti!

Ritmet e rritjes ekonomike do të shkojnë për tre ose katër vite në stratosferë, fitimet e industrisë së ndërtimit gjithashtu, pushteti lokal do të bëjë qejf me terrenet për ndërtim.

Dhe mbi të gjitha : E gjitha kjo do të vishet me një vello humanitare: Po zhdukim pasojat e tërmetit të 26 nëndorit 2018!

Po mos ishin të vrarët?!

Dyshoj se poshtë jorganeve disa ndoshta do të fërkonin duart: Rrofsh moj natyrë! Rrofsh o Zot! Rrofsh o tërmet!

Edhe ligjin e gjendjes së katastrofave, gjendje e jashtëzakonshme e mbajmë nja njëzet vjet!

Edhe zgjedhje nuk bëjmë më derisa të zhduken aty nga viti 2050 pasojat e tërmetit!

Gjendje e jashtëzakonshme! Fitime të jashtëzakonshme! Rritme të jashtëzakonshme rritjeje ekonomike!

Na ktheve shpresën !

Por drama është se nëse sot u vramë në 50 nga ne, në rast të një tërmeti tjetër, poqese vazhdojmë kështu, me këtë model urban, pa bërë korrigjimet e duhura mund të kemi kushedi sa herë më shumë viktima. Mund edhe të mos kemi, por gjithë jetën do të jetojmë me frikën se komshinjtë do të na bien mbi kokë ose ne do të biem mbi kokën e komshinjve. Frika nga një vdekje makabre do të na qendrojë gjithë ditën në nën-ndërgjegje.

Kushedi sa herë do të vritemi gjatë jetës sonë të gjatë nëse nuk vemë mend nga budallalliqet që kemi bërë ose kanë bërë mbi kokat tona.

Nuk na duhen modele urbane që na mbajnë si në gjendje lufte!

Prandaj t’i vemë gishtin kokës!

Ne qytetarët apo ekonomia e ndërtimit?

Zgjedhja është e qartë, ne jetojmë në qytetet që ndërtojnë ata, kurse ata nuk jetojnë në qytetet që ata ndërtojnë për ne!

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY