EMRI/ Basha emëron një këshilltar për Sigurinë Kombëtare

EMRI/ Basha emëron një këshilltar për Sigurinë Kombëtare

73
0
Shares

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka zgjeruar rrethin e bashkëpunëtorëve të tij, duke emëruar gjeneral Piro Ahmetaj si këshilltar për Sigurinë Kombëtare.  Gjenerali Ahmetaj, një profesionist i mirënjohur në fushën e sigurisë kombëtare, ka një përvojë të gjatë dhe ka dhënë kontribute të spikatura për reformimin e uahtrisë shqiptare dhe anëtarësimin e vendit në NATO. Këshilltari i ri për Sigurinë Kombëtare i kreut të opozitës ka kryer detyra të larta shtetërore brenda dhe jashtë vendit, ku spikat detyra 6 vjecare si përfaqësues ushtarak në NATO.

Piro Ahmetaj ka 36 vjet me uniformë ushtarake në shërbim të kombit dhe shoqërisë. Nga këto, 25 vjet, ekspert, në funksione të larta dhe kontribute të spikatura në reformën e mbrojtjes, planifikimin strategjik dhe integrimit në NATO; 6 vjet Këshilltar Ushtarak i Presidentit të Republikës, Zv/Shef i SHPFA, si dhe 6 vjet Përfaqësues Ushtarak në NATO-s, etj.

Gjeneral Ahmetaj spikat si themelues dhe drejtues i Përfaqësisë Kombëtare në Komandën Supreme të Aleancës, ku ka demostruar përgjegjshmëri të lartë për të përmbushur detyrimet e anëtarësimit në NATO (prill 2009); përgjatë negocimit dhe nënshkrimit të disa marrëveshjeve mirëkuptimi dhe marëveshjeve teknike për anëtarësimin e plotë, nënshkruar në Tiranë (Shtator 2013), duke kontribuar në renditjen e Shqipërisë si “një ndër 5 vendet model për reformat e mbrojtjes dhe përmbushjen e angazhimeve në NATO”.

Ka përfunduar “ekselent” Akademinë e Mbrojtjes, është diplomuar: “Master në fushën e sigurisë globale”, Kolegji, i NATO-s, Romë, ndjek programin e doktoraturës: “Mbi nivelin e ambicies së RSH në kuadër të sigurisë kombëtare, NATO-s, BE dhe angazhimeve ndërkombëtare”.

Përparimi në gradë:

Kapiten (1992), Kolonel (2008), Gjeneral (2013). U emërua me rekomandimin e posaçëm të Komandantit të NATO-s Admiralit Stavridis.  Në Tetor 2019 ka dalë në rezervë nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura.

Pervoja:

Gjeneral (r) Piro Ahmetaj është ekspert në përgatitjen dhe prezantimin e dokumenteve të anëtarësimit në NATO (PARP/MAP); Strategjisë së Sigurisë Kombëtare Ushtarake; Planin Afatgjatë të Zhvillimit të FA; Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes me USA; “pionier” dhe rekomandues i “një platforme të përbashkët në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes mbarë-Kombëtare”.

Ai ka pjesëmarrje dhe prezantime në shumë trajnime në institucione dhe institute të sigurisë globale, si: Bruksel, Washington, New York, Chikago, Londër, Berlin, Paris, Otava, Oslo, Pragë, Gjenevë, Varshavë, Ankara, Beograd, Moskë, etj. Ka zë të spikatur në komunitetin e sigurisë mbarëkombëtare, në rajon, NDU-Ëashington DC, Kolegjin e NATO-s, Romë, Qendra Marshall, Gjermani, në 29 kryeqytetet e vendeve të NATO-s, ku edhe ka botuar 100-ra vlerësime në shtypin e shkruar brenda dhe jashtë vendit.

Për përkushtimin dhe kontribute të dalluara përgjatë 36 viteve karrierë ushtarake, veçanërisht në procesin 25 vjeçar (1994-2019), drejt dhe pas antarësimitnë NATO është vlerësuar me urdhra, dekorata dhe medalje, nga autoritetet e larta shtetërore dhe të NATO-s.

Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY