Banorët duan qartësi nëse pallati i tyre do të rindërtohet

Banorët duan qartësi nëse pallati i tyre do të rindërtohet

216
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha pati takim me banorët e një pallati që do të prishet në lagjen 11 të Durrësit. Banorët duan qartësi nëse pallati i tyre do të rindërtohet.

Postimi i Bashes:

Banorët e lagjes 11 në Durrës, më treguan se ende presin që ekspertët tu vlerësojnë banesat nëse janë të banueshme apo jo. Ata nuk kërkojnë asgjë jashtë normalës vetëm tu jepet një zgjidhje. Duan qartësi, nëse pallati do të prishet apo jo. Nëse duhet prishur a do të rindërtohet?

Ata janë të shqetësuar sepse siç më thanë sot knë frikë se kërkojnë ti zhvendosin diku tjetër me qëllimin që në truallin e hapur të ndërtojnë të tjerë njerëz.

Ne do të bëjmë gjithçka për të garantuar interesin e banorëve të kësaj zone. Nuk do lejojmë që askush të përfitojë nga kjo fatkeqësi që u ka rënë atyre.

Ndaj përsëris thirrjen të shtojnë vlerësuesit, që të qartësojnë dhe qetësojnë qytetarët të cilët vazhdojnë të jetojnë me ankth për sigurinë e shtëpive të tyre, dhe të bëjnë transparencë çfarë do të ndodhë me rindërtimin e banesave te tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY